• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Adoleshentja me tatuazhin anti-Putin lihet në arrest shtëpie pas kritikave ndaj Rusisë në rrjete sociale

by Java News
29/01/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Olesya Krivtsova ka një tatuazh anti- Putin në njërin kyçin e këmbës dhe një byzylyk që gjurmon çdo lëvizje të saj në anën tjetër.

19-vjeçarja nga rajoni Arkhangelsk i Rusisë duhet ta mbajë pajisjen ndërsa është në arrest shtëpiak, pasi u akuzua për postime anti-ruse në mediat sociale, që sipas autoriteteve justifikojnë terrorizmin.

Zyrtarët rusë e shtuan Krivtsova në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, në të njëjtin nivel me ISIS-in, Al Kaedën dhe Talibanët, për një postim në Instagram rreth shpërthimit në urën e Krimesë në tetor, ku ajo kritikonte Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Krivtsova, studente në Universitetin Federal Verior në qytetin veriperëndimor të Arkhangelsk, po qëndron në arrest shtëpiak në apartamentin e nënës së saj në Severodvinsk, rajoni i Arkhangelsk, të cilës i ndalohet hyrja në internet dhe përdorimi i formave të tjera të komunikimit.

“Rasti i Olesya nuk është i pari, as i fundit”, tha për CNN Alexei Kichin, avokati i Krivtsova.

Kichin tha se adoleshentja mund të përballet deri në tre vite burg për diskreditimin e ushtrisë ruse dhe deri në shtatë vjet burg sipas nenit për terrorizmin. Megjithatë, mbrojtja ligjore e Krivtsova shpreson për një dënim më të butë siç mund të jetë gjoba.

Monitoruesi i pavarur i të drejtave të njeriut OVD-Info tha se të paktën 61 raste ndodhën në Rusi në vitin 2022 me akuzat e terrorizmit në internet, ndërsa 26 persona janë dënuar deri më tani.

Nëna e Olesyas, Natalya Krivtsova tha se qeveria po përpiqet të paralajmërojë publikun.

“Ne jetojmë në rajonin e Arkhangelsk dhe ky është një rajon i gjerë, por shumë i largët nga qendra. Nuk ka më protesta në Arkhangelsk, kështu që ata po përpiqen të mbytin gjithçka që ka mbetur”, tha Natalya Krivtsova për CNN.

Një drejtues lokal i Partisë Komuniste, Alexander Novikov, e bullizonte publikisht adoleshenten në televizionin shtetëror, duke e quajtur atë një budallaqe që duhet të dërgohej në vijën e frontit në rajonin lindor të Ukrainës Donbas, në mënyrë që ajo të mund të “shikonte në sy” luftimet ushtarake.

Kjo nuk është përplasja e parë e Olesya Krivtsova me autoritetet për transmetimin publik të pikëpamjeve të saj anti-ruse.

Majin e kaluar, ajo u përball me akuza për diskreditimin e ushtrisë ruse duke shpërndarë postera kundër luftës.

Çështjet u bënë më serioze kur ajo u akuzua për diskreditim të ushtrisë ruse në mediat sociale tetorin e kaluar. Sipas avokatit të Krivtsova, një vepër e përsëritur sipas të njëjtit nen kthehet në një çështje penale.

“Paaftësia për të heshtur tani është një mëkat i madh në Federatën Ruse. Shteti ka disa politika të çuditshme: të burgosurit shkojnë në luftë dhe fëmijët shkojnë në burg”, tha nëna e saj për CNN.

 

Next Post
Djokoviç fiton 3-0 finalen e “Australian Open”, barazon rekordin e Rafael Nadal

Djokoviç fiton 3-0 finalen e “Australian Open”, barazon rekordin e Rafael Nadal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In