Një tjetër adoleshente, pjesë e Forumit Rinor Demokrat i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama me pyetjen se “Pse nuk e shkarkon Elvis Roshin?”
Nga selia blu, 18-vjeçarja e quajtur Amanda kërkoi nga kryeministri Rama sqarime se përse nuk shkarkohet kryebashkiaku i Kavajës, pas akuzave të prokurorisë ndaj tij
“Dua të pyes sot Edi Ramën; përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie? A nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge? A e ka menduar Edi Rama se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim? Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Edi Rama ta shkarkojë Elvis Rroshin?!” tha adoleshentja./a.m.