• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

by Arbër Hitaj
06/12/2025 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arber Hitaj

​Në Partinë Demokratike kishte kohë që mbretëronte qetësia, e pasuar nga refreni: analiza pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, e më pas do të bëhet nami! Por kjo hilë e drejtuesve demokratë ishte një skenar i vjetër, i parë disa herë në të kaluarën: “Lëre të kalojë se harrohet.” Si mund të harrohet rezultati katastrofal i 14 Majit?! Por rutina është rutinë, apo jo!?

​Në orën 12:00, me raste 13:00, kreu i Partisë, Berisha, mbante konferencën e përditshme. Pyetje të shumta nga kolegët, përgjigje kontradiktore që rrëzonin çfarë ishte bërë e thënë më parë, lapsuse, konfuzion. Për të ardhmen, refreni i vjetër: “Në vjeshtë nami, ikin ditët, në dimër nami!” Asgjë. Kjo ishte situata para lëvizjes Salianji, një det pa asnjë valë, se dallgë është e paimagjinueshme. E kjo e gjitha në opozitë, aty asgjë nuk duhet të ndalojë 24/7! Befas, ndryshoi diçka. Kryetari Berisha takoi edhe aleatët dytësorë, diçka e rrallë pas zgjedhjeve!

​Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja etj., janë gjenerata e re në Partinë Demokratike. Ata nuk kanë marrë asgjë prej saj. Salianji ka marrë atë që është e paimagjinueshme: heqjen e lirisë. Për të kuptuar sa serioze dhe e domosdoshme është kjo lëvizje, mjafton të shohësh reagimin e kreut të PD-së: fillimisht e neglizhoi, më pas e sulmoi, dhe më tej do ta luftojë! Është një skemë tipike e ADN-së së zotit Berisha dhe shumë e lexueshme nga kundërshtari. Por ADN-ja e Ervin Salianjit duhet të jetë Aksion Demokratik për Ndërtim.

​Nga Dhjetori 2025 duhet ta fillojë hedhja e themelit për 2027 e më pas. Ajo që nuk shkon deri tani me këtë lëvizje është kamuflimi i qëllimit final: largimit të Berishës nga PD-ja. Ky i fundit e ka kuptuar dhe, për figura dytësore të lëvizjes, mund të ofrojë poste për ta zbehur, por te kryesoret e ka të vështirë.

E megjithëatë Berisha nuk është më i njëjti që ia ka dalë gjithmonë t’i zbusë kundërshtarët në parti, e në opozitë joshja politike është shumë e ulët. Prandaj, është i destinuar të bëjë luftë, diçka e parë shumë herë në të kaluarën. Me ide e platformë, ndryshe këtë duan ta shohin publiku e votuesi, edhe te grupi Salianji, e mbi të gjitha pa pazare politike!

Next Post
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In