Administratës ilegale, që vazhdon të funksionojë e papenguar tash e 15 vjet në komunat veriore, dhe administratës legale, e dalë nga zgjedhjet e fundit komunale, do t’u shtohet edhe një administratë e fuqishme e me kompetenca të gjera, shkruan Koha Ditore.
Qeveria e Kosovës, që me gjithë mbajtjen e zgjedhjeve, nuk ia doli t’i japë fund veprimtarisë së administratave ilegale në katër komunat veriore, tani këtë synon ta bëjë përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me marrëveshjen e 25 gushtit parashihet që Asociacioni të ketë një administratë të udhëhequr nga shefi i administratës, i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të Bordit dhe të presidentit.