• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Administrata Tatimore merr autoritetin për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara

by Java News
23/01/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar evazorët fiskalë se Administrata Tatimore ka autoritetin për të mbledhur me forcë detyrimet tatimore të papaguara, kur konstaton se tatimpaguesi nuk ka paguar në afat detyrimet e tij. Por, gjithsesi, para zbatimit të procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, administrata tatimore verifikon nëse tatimpaguesi ka apeluar detyrimin tatimor në hallkën përkatëse të apelimit tatimor.

Procedurat

DPT lajmëron se Administrata Tatimore dërgon në adresë të tatimpaguesit njoftimin për pagimin e detyrimeve tatimore nëse detyrimi tatimor nuk është apeluar ose është humbur e drejta e apelimit dhe e njofton atë për fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.  Nëse tatimpaguesi ka paraqitur në Drejtorinë e Apelimit Tatimor ose në Komisionin për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor një ankim, procedurat e mbledhjes me forcë fillojnë, me mbarimin e procedurave të ankimit.

Ankimi

Procedurat e ankimimit konsiderohen se kanë përfunduar ditën e parë të mbarimit të afatit ligjor që ka tatimpaguesi për t’iu drejtuar gjykatës. Për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore, Administrata Tatimore në çdo rast merr në konsideratë analizimin dhe vlerësimin e riskut, çka do të thotë se merr në analizë nëse tatimpaguesi do të paguajë detyrimin e tij, apo ai ka tendencë t’i shmanget këtij detyrimi.

Njoftimi

DPT lajmëron gjithashtu se kur Administrata Tatimore, arrin në përfundimin se një detyrim tatimor nuk është paguar plotësisht, ajo menjëherë njofton tatimpaguesin për detyrimin e papaguar, nëpërmjet postës rekomande. Njoftimi nga ana e administratës tatimore mund të bëhet edhe me forma të tjera të dërgimit të njoftimit, përveç postës, duke përfshirë edhe dorëzimin dorazi të njoftimit kundrejt konfirmimit të marrjes së tij prej tatimpaguesit. Njoftimi përmban shumën e detyrimit të papaguar, llojin e tatimit apo të sanksionit që pason në rast të mos pagimit, fillimin e aplikimit të masave shtrënguese.

DPT njofton tatimpaguesit të kenë kujdes pasi me kalimin e 10 ditëve nga data e nisjes me postë të këtij njoftimi ose brenda 3 ditëve nga data e dorëzimit të njoftimit tek tatimpaguesi, fillon zbatimi i procedurës për mbledhjen me force te detyrimeve tatimore.

Verifikimi

Administrata Tatimore, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.

Goditja

Sipas lajmërimit të DPT, kjo bëhet me anë të një urdhër konfiskimi të qarkullimit i cili përmban emrin e tatimpaguesit, NIPT-in, adresën, të dhënat e njoftim vlerësimit tatimor, të dhëna për shumën e qarkullimit ditor dhe atë për të cilën vendoset masa e konfiskimit.

Në zbatim të dispozitave të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, kur tatimpaguesi nuk paguan në mënyrë vullnetare detyrimin tatimor, Administrata Tatimore detyrohet të nxjerrë “Urdhër bllokimin” e llogarive bankare dhe të llogarive depozitë të tatimpaguesit. “Urdhër bllokimi” i dërgohet bankave tek të cilat administrata tatimore ka dijeni se tatimpaguesi, ose administratori apo pronarët e shoqërisë tregtare, kanë llogaritë e tyre, si dhe të gjitha bankave të tjera me seli në Republikën e Shqipërisë.

DPT njofton se në çdo rast, shuma që kërkohet të bllokohet nga bankat është shuma më e vogël ndërmjet shumës që administrata tatimore kërkon të marrë me shumën që rezulton në llogarinë bankare të tatimpaguesit në momentin e nxjerrjes së “Urdhër bllokimit”.

Mbi bazën e tij, banka, brenda të njëjtës ditë pune vepron mbi llogarinë apo depozitën e tatimpaguesit duke ekzekutuar “Urdhrin e bllokimit” të organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria apo depozita e tatimpaguesit në llogarinë e organit tatimor përkatës një shumë të barabartë me detyrimin e papaguar tatimor të tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar.

/a.meta

Next Post
VENDIMI/ 70 mijë € shkollë, 56 mijë € makinë, fëmijët fundosën gjyqtarin e Apelit në Shkodër

VENDIMI/ 70 mijë € shkollë, 56 mijë € makinë, fëmijët fundosën gjyqtarin e Apelit në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In