• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata, 2.225 vende pune bosh, procedurat si të aplikoni, profesionet që kërkohen

by Java News
17/01/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017. Sipas vendimit të qeverisë që është botuar në Fletoren Zyrtare, këtë vit numri do të jetë 2.225 punonjës. 2.025 punonjës do të jenë me kontratë të përkohshme, ndërsa 200 do të jenë praktikantë. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Sipas listës, rezulton se numrin më të lartë të punonjësve me kontratë e kanë Drejtoria e Tatimeve dhe Agjencia e Legalizimeve. Për t’u bërë pjesë e administratës publike, aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike. Janë shtatë dokumente bazë që duhet të dorëzohen për t’u bërë pjesë e administratës publike. Ndërkohë, 200 vende pune janë për praktikantë, të cilët do të punësohen pranë institucioneve shtetërore.

PAGESAT
Numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2017, në njësitë e qeverisjes qendrore, është 2.225 punonjës, sipas lidhjeve nr.1 e nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. Punësime të reja do të ketë edhe në spitale. Sipas vendimit përjashtimisht, pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesave për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të Duhan-Cigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ku për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës. Punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instruktorët e qendrave të Formimit Profesional si dhe mësuesit në dispozicion, në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional, nuk përfshihen në këtë vendim.

Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe të tjera specifikime për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre, bëhen sipas udhëzimit të përbashkët të institucionit qendror përgjegjës dhe Ministrisë së Financave. KOSTOT Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit e kontraktuar të Shtëpisë së Pushimit Durrës (të MPB), Shtëpisë së Pushimit të SHISH- it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit. Për punonjësit e kontraktuar për ALUIZNI-n dhe qendrat e Formimit Profesional, përballohen pjesërisht nga të ardhurat dhe pjesërisht nga fondet buxhetore, të miratuara për vitin 2017. Për punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor të qeverisjes qendrore, efektet financiare përballohen nga fondi i miratuar për zgjedhje, për vitin 2017, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij. Përjashtimisht, për pozicionet e kontraktuara për një periudhë njëvjeçare apo që janë në vijimësi nga viti i kaluar, efektet financiare fillojnë në datën 1 janar 2017 dhe pagesa e muajit dhjetor kryhet në fund të këtij muaji, me fondet e miratuara për vitin 2017.

ÇFARË DOKUMENTACIONI MË DUHET PËR TË APLIKUAR
Nëse nuk ke statusin e nëpunësit civil dhe po aplikon për t’u bërë pjesë e shërbimit civil, të duhen dokumentet e mëposhtme:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin-tip që e gjeni në linkun: http:// www.dap.gov.al/legjislacioni/ udhezimemanuale.

2. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

ma.me

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Atentat në Elbasan, i riu breshëri automatiku ndaj 2 personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In