• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adi Krasta VS Muç Nano, një duel i pabarabartë

by Ylli Pata
09/09/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Adi Karasta është një emër shumë publik në Shqipëri. Aq publik, sa prej vitit 1990 na propozohet në shumë ekrane si drejtues emisionesh, në fillim argëtues e tash edhe politik.

Ka nisur herët në radio, televizion, derisa u bë anchor e TVSH-së në spektaklet alla cabaret ku kishte 12 vallëzime pa një të shtunë, apo 12 vallëzime në një lokal me emrin Hollyvvood, por nuk se pati një qëndrim mbi atë që ndodhte në vend kur shefi i opozitës futej në burg, apo skemat piramidale thithnin papushim para nga njerëzit me interesa gjigandeske dhe ofronin reklama për show-t e Krastës.

Me rënien e Berishës, Krasta u thirr nga Nikollë Lesi në radio Koha, të cilën botuesi i Koha Jonë e përdori të bëhej një Berluscon multimedial, po nuk është se shkëlqeu.

Mbahet mend një intervistë të Krastës me Blushin, të cilit i tha që ai emri i vockël në fund të një shkrimi në gazetë a mund të mundë një emër audioviziv. E Blushi ja ktheu që ai e kishte thirrur pikërisht për emrin e vockël.

Krasta më pas vijoi në projekte transversale, kryesisht spektakle me telesportin e të ndjerit Muhamet Malo që ushqehej nga lojrat e fatit dhe infrastrukturën e TVSH-së.

Gjatë rikthimit të Berishës në 2005-2013, Krasta lëvizi por pati një stacion në Top Channel. Ku pati mjaft konflikt por asnjëherë nuk u pranua si njeri i Top-it në një televizion që ishte më shumë se “vllazëri”. Madje Krasta u bë heretik pasi kritikoi drejtuesit e TCH që kur vdiq Tani e lanë ca sekonda televizionin në black. Po ishte TV e Tanit jo e shtetit…

Megjithatë, fama, fuqia, emri i ka ardhur nga Edi Rama. Pas dështimit në TCH në emision mëngjesi dhe në garën e humbur shumë shumë fort me Ardit Gjebrean, në emisionin argëtues të së dielës, edhe pse Krasta pati mjaft performanca fantastike, sidomos një intervistë me Ismail Kadarenë, ai u thirr në Vizion Plus ku egoja e tij mori përmasa lerrikingiane. I vuri emisionit emrin e tij, shkronjën e parë por edhe sot ai cilësohet si A Show, a thua se jemi në SHBA.

Në emisionin e parë Krasta tha duhet rotacion. Edi Rama shkroi në twiter se Krasta ishte fantastik e tha që duhet rotacion.

Por Krasta shkoi te Beccetti, një italian që hapi një televizion dygjuhësh ku thirri disa vipa të medias audiovizive.

Siç duhet Prokuroria e mbylli Agon TV si pasojë e hetimeve ndaj pronarit.

Aty nisi sulmi i Krastës që merrte rrogë të majmë, ndaj Edi Ramës. Që në një darkë u tha ase ishin gjuajtur edhe me pirunj. Krasta dhe Rama asnjëherë nuk e kanë treguar si ka ndodhur realisht. I vetmi që ka dhënë një variant ka qenë Sali Berisha, i cili nuk e tregonte burimin.

Fakt është që Krasta më vonë shkoi në televizionin e djalit të Sali Berishës. Dhe në një intervistë me të ai nuk e fshehu veneracionin ndaj Saliut.

Por mbrëmë kishte Muc Nanon në intervistë. Ndryshe nga Saliu që dreqi e mori është President, kryeministër, politikan den babaden i ka thënë që je o i bukur, i saktë, i dashur.

Muçit i tha troç: nuk je i pashëm! Muçi thënë të drejtën mund të mos jetë Zen Berisha që është bukurosh, por nuk është burrë i shëmtuar. E në traditën njerëzore shqiptare, komplimenti është një lejtmotiv: sa bukur je vesh, të shkon kjo xhaketë, ke dal king.

Asnjë gjë nuk kanë këto komplimente në kulturën shqiptare e ballkanike, e madje mezdhetare ku djemtë e burrat përqafohen e pudhen. Nuk e fshehin respektin e stimën për njëri tjetrin.

Por Krasta e sulmoi Nanon se ai tha nuk është gati opozita për të ardhur në pushtet. Muçi mund ta kishte gabim e nuk është mëkat, por s’mund të thuash që është dramë.

Jo Krasta e bëri dramë, i tha si mundesh ti që edhe pse opozita është copë copë(e pohoi) të përkrahësh Edi Ramën.

Muç Nano tha atë që ka thënë prej kohësh që nuk se e konsideronte Edi Ramën ndonjë aset të çmuar por përballë opozitës së Bashës e cilësonte më të mirë.

E Krasta e sulmoi Nanon me një fjalor të rëndë që po mbron diktatorin. Po ku ishte Krasta në Berishën e Parë dhe të Dytë. Se tek emisioni i mbrëmshëm tha se u rraha për politikë.

Adi Krasta është rrahur. Po po vërtetë. Në një spektakël që drejtonte ishte një vajzë së bashku me të fejuarin që mernin pjesë në një konkurs. E Krasta i tha ke emocione? Vajza tha natyrshëm Po! Adi e puthi, a thua se ishte Pipo Baudo në Sanremo. Shokët e të fejuarit të vajzës, çuna deli, disa nuk janë gjallë por në vitet 90 kanë qenë VIP-a të kryeqytetit e ngacmuan atë.

E ai i mërzitur, ndoshta edhe në pije e sipër, të nesërmen i doli Adit në rrugë e i tha ke emocione?

E Krasta tha: PO! E ai i gjujti një, një grusht që i nxiu syrin dhe iku.

Sali Berisha i vuri Gardën e Republikës në dispozicion, ndërkohë që shumë gazetarë jo rriheshin por edhe zhdukeshin e dhunoheshin.

Sot Krasta flet për mllef, mendim opozitar, koncept të kundërtën me kastën. Krasta, sa për dijeni makinën më të keqe e ka pasur Fort Escalade. Kush ja ka paguar? Se ai ska bërë politikë…

TemA

Next Post
Arrestohet 37-vjeçari shqiptar që furnizonte Mykonos me kokainë/ Iu sekuestruan edhe mbi 180 mijë euro

Arrestohet 37-vjeçari shqiptar që furnizonte Mykonos me kokainë/ Iu sekuestruan edhe mbi 180 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In