• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aderimi i Shqipërisë në SEPA, flet Ministri Mete: Pritshmëritë janë për një vendim brenda këtij viti!

by S T
17/07/2024 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Në fjalën e tij, Ministri Mete bëri përmbledhje të zhvillimeve dhe hapave të ndjekur deri më tani për aderimin e vendit në SEPA, të cilat kanë qenë të shtrira edhe në një kontekst rajonal, aderim që përbën një masë të parashikuar në Planin e Rritjes të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Mete theksoi faktin se Shqipëria është në një fazë të avancuar, edhe krahasuar me rajonin, sa i përket përmbushjes së kritereve dhe rreth një muaj më parë, më 13 qershor, dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA.

Ministri tha se pritshmëritë janë që brenda këtij viti të merret një përgjigje në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në SEPA, në mënyrë që më tej vitin e ardhshëm të vijohet me implementimin e plotë të procesit.

“Aderimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të shumëfishta për Shqipërinë, për qytetarët, për bizneset dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. Pagesat mes anëtarëve në SEPA janë po aq të thjeshta dhe të lira, sa janë edhe pagesat kombëtare. Në këtë mënyrë, me aderimin e vendit në SEPA, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së”, u shpreh Ministri i Financave.

Referuar të dhënave të Bankës Botërore, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë gjashtë herë më shumë se ekonomitë e vendeve të BE-së për të realizuar pagesa ndërkombëtare. Nga ana tjetër, bizneset dhe konsumatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me kohë të gjata përpunimi për dërgimin dhe marrjen e pagesave, të cilat mund të kthehen edhe në pengesa për investimet ndërkufitare. Me aderimin në SEPA, tha Ministri Mete, këto kosto dhe koha e përpunimit do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar kështu tregtinë me vendet evropiane.

Anëtarësimi në SEPA, vijoi Ministri Mete, do të lehtësojë dhe do të bëjë më pak të kushtueshme lëvizjen e fondeve nga vendet e BE-së në drejtim të Shqipërisë për qëllime investimi, jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta.

Nga ana tjetër, Ministri tha se përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi dhe pritet të ketë kontribut të rëndësishëm edhe në sektorin e turizmit, duke i krijuar më shumë lehtësi turistëve evropianë, për pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulët, sikur të ishin në vendet e BE-së, apo në vendet e tyre të origjinës.

Ministri theksoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe është gjithashtu hapi i parë i integrimit de facto të rajonit në një element të rëndësishëm të tregut unik evropian.

Sa i përket përgatitjeve për aderimin në SEPA, Ministri informoi se ato janë shoqëruar me diskutime të vazhdueshme me institucionet e Bashkimit Europian dhe me vendet e rajonit në nivel ministrash të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore.

Ministri theksoi se në këtë proces ka luajtur një rol domethënës edhe Banka Botërore, e cila ka mbështetur dhe vijon të mbështesë me asistencë dhe ekspertizë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e aplikimit dhe plotësimit të kritereve ligjore për t’u bërë pjesë e SEPA-s.

Ministri Mete sqaroi se procesi i SEPA-s ndodh në një kuadër më të gjerë të Planit të Rritjes, i cili u prezantua nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, ndërsa në maj të këtij viti, pas miratimit, hyri në fuqi “Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ku parashikohet kuadri i mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim rritjen e konvergjencës socio-ekonomike mes rajonit dhe BE-së dhe përshpejtimin e ritmit të reformave.

Next Post
Sezon i jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren, Lautaro është bomberi i dy botëve

Sezon i jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren, Lautaro është bomberi i dy botëve

TË FUNDIT

Maran komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun: Bëmë një hap pas

Maran komenton humbjen në miqësoren me Luksemburgun: Bëmë një hap pas

June 7, 2026
Edi Rama: Flamingot mes paqes së Bahamasit dhe sherrit të Tiranës!

Edi Rama: Flamingot mes paqes së Bahamasit dhe sherrit të Tiranës!

June 7, 2026
Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

June 7, 2026
Luca mesazh protestuesve: Mos i mbyllni derën investimeve që ndryshojnë Shqipërinë

Luca mesazh protestuesve: Mos i mbyllni derën investimeve që ndryshojnë Shqipërinë

June 7, 2026
Kosova voton: Çfarë është realisht në lojë?

Kosova voton: Çfarë është realisht në lojë?

June 7, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Dy tërmete të forta godasin Greqinë, panik te banorët!

June 7, 2026
Vrau efektivin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellarit i komunikohet vendimi “arrest me burg” te spitali i Traumës

Vrau efektivin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellarit i komunikohet vendimi “arrest me burg” te spitali i Traumës

June 7, 2026
Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

June 7, 2026
U nda tragjikisht nga jeta pas aksidentit, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku: Do takohemi së shpejti…!

U nda tragjikisht nga jeta pas aksidentit, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku: Do takohemi së shpejti…!

June 7, 2026
Vrasja në Burrel/ Gjykata e Posaçme lë në burg Sajmir Kolaverin

Vrasja në Burrel/ Gjykata e Posaçme lë në burg Sajmir Kolaverin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In