• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezon i jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren, Lautaro është bomberi i dy botëve

by S T
17/07/2024 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Lautaro Martinezit po nis që të shihet me sytë djallëzorë të tij që e urren pankinën. Është një histori e gjatë 20-vjeçare që lidh një djalosh të fiksuar me golin me një njeri goli.

Është bomberi i dy botëve, i cili tani po ngrihet në piedestal dhe po feston me flamujt e Interit dhe të Argjentinës. Përpara sesa të bëhej kampion i botës, i Italisë dhe i Amerikës së Jugut, Lauti qëndronte i trishtuar pranë pankinave, duke parë shokët e tij që festonin.

Ishte ylli i Rasing Avejanedës, por përpara tij luanin lojtarë të tjerë si miku i tij Brian Mansija, që konsiderohej një lojtar më gati sesa ai. Por jeta e tij ndryshoi në fundin e një jave në mesin e verës. Ashtu siç ndodhi në fakt në SHBA, dy natë më parë.

“Ishim në plazh dhe unë u futa në vendin e Brian, i cili u dëmtua dhe shënova golin e fitores”, thotë ai. Ashtu si kundër Kolumbisë. Lautaro u fut në fushën e lojës në minutën e parë të shtesës. Sulmoi një top në mesfushë, nisi aksionin dhe pastaj shënoi golin e fitores, duke i dhuruar Argjentinës Kupën e dytë radhazi të Amerikës. Për më tepër e mbylli si golashënues me 5 gola në 6 ndeshje.

TANI RINOVIMI- Lautaro ka mbyllur një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Një tjetër është ai i vitit 2022, në Botërorin që gjithashtu i ndryshoi jetën dhe karrierën. Edhe në atë kompeticion ishte në stol dhe me sytë e egër që kërkonte patjetër të aktivizohej më shumë. “Ai vuajti shumë për përjashtimin, por kurrë nuk hoqi dorë nga puna për t’u rikthyer”, ka thënë trajneri. Ky është Lautaro. Një njeri që ta bën të qartë se nuk është aspak i lumtur të rrijë jashtë fushës së lojës, por kur futet nga stoli mund të vendosë fatet e kompeticioneve. Viti 2024 ishte ai i yllit të dytë për Interin. E fitoi kampionatin si golashënues me 24 gola dhe po ashtu edhe Kupën e Amerikës. Tani në listën e trofeve dhe në palmaresin e tij mungon Champions-i dhe gjithashtu rinovimi me Interin. Gjithçka është programuar për fillimin e stërvitjes sepse akordi është arritur deri në vitin 2029 me 10 milionë euro rrogë, ku janë të përfshira edhe bonuset. Argjentinasi do të hedhë firmën me synimin e qartë: Europën.

CHAMPIONS- Ndërkohë është duke shijuar pak detin bashkë me familjen me një medalje më shumë, përpara se të nisë të vrapojë. Viti 2024- 2025 i zikaltërve do të jetë shumë i gjatë dhe askush nuk do ta ketë kënaqësinë që të pushojë. Më 17 gusht do të nisë kampionati kundër Xhenoas, pastaj Championsi, Kupa e Italisë dhe pastaj Botërori i Klubeve që do të luhet vitin e ardhshëm nga 15 qershori deri më 13 korrik me një formulë të re me 32 skuadra. Lautaro duhet që të ruajë nderin e etiketës të fituar në vitin 2021, si heroi i dy botëve, Itali dhe Argjentinë. Ndërkohë që skuadrat janë duke vuajtur për një golashënues dhe këtë e pamë edhe në Europian, Interi ka në përbërjen e tij një prej bomberëve më të mirë të momentit.

Next Post
Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga “migrena e verës”

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga "migrena e verës"

TË FUNDIT

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Besa kërkon besim, jo paraburgim

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In