• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adelina-ose varfëria si mallkim

by Enver Robelli
13/02/2024 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Adelina mund të ishte shqiptare, nganjëherë emri sinjalizon prejardhjen. Në romanin “Një copë bukë” të Lukas Bärfuss, personazhi kryesor Adelina është italiane, bijë mërgimtarësh italianë të ardhur në Zvicër nga Triesta e Italisë veriore, një qytet me plot histori: vendlindje e aktorit me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiut, metropol i pëlqyer nga shkrimtari irlandez, James Joyce, një nga qendrat e fashizmit italian, konglomerat popujsh me italianë, sllovenë, hebrenj, gjermanishtfolës. Gjyshi i Adelinës u bashkohet nacionalistëve italianë, pastaj të birin e tij (të atin e Adelinës) e dërgon në Luftën e Dytë Botërore.

Nuk është tamam e qartë në roman se kur ka ardhur Adelina në Zvicër. Mund të supozohet në vitet ‘60. Në të vërtetë, Adelina nuk erdhi vetëm në Zvicër, atë e sollën prindërit e saj të cilët po kërkonin fatin në botën helvetike. Babai i Adelinës është dembel. Dhe nganjëherë i poshtër: meqë e bija e tij nuk ka aq talent në shkollë, ai e përbuz, në vend se ta përkrahë për t’u përmirësuar. Nga familja Adelina nuk trashëgon kureshtje për botën, për mësimin, për organizimin e jetës. Pas vdekjes së të atit ajo trashëgon borxhe.

Lukas Bärfuss e di çfarë është varfëria. Ai e ka të qartë “si është kur në një shoqëri të pasur ke pak apo asgjë”. Edhe vetë Bärfuss është rritur në rrethana të vështira materiale dhe familjare, një kohë ka (mbi)jetuar si i pastrehë. Kjo origjinë ka luajtur rol në formimin e tij si shkrimtar. Ai është prej vitesh njëri nga autorët më politikë të Zvicrës me qëndrime eksplicite të majta. Bota nëpër të cilën Bärfuss kalon bashkë me Adelinën, personazhin e krijuar prej tij, është botë e pabarazisë, e proletariatit dhe prekariatit. Adelina nuk ka fat as në punë, as në dashuri. Në fabrikë ajo kryen punë joprestigjioze dhe merr një rrogë, e cila nuk i mjafton për të mbijetuar. Borxhet e babait të saj i rrinë mbi kokë si re e zezë që nuk hiqet. Pastaj Adelina bën një gabim – nuk është i pari në jetën e saj: dashurohet në Toton, një punëtor italian.

Orët romantike marrin fund shpejt, Adelina pret një fëmijë dhe Toto nuk kthehet nga pushimet në Itali, edhe më keq: nuk e hap telefonin. Nga fabrika Adelina përfundon kameriere në një bar. Një nënë me një fëmijë që nuk di nga t’ia mbajë. Ku ta lë fëmijën kur punon? Dhe përse, përkundër punës, prapë nuk arrin të jetojë me dinjitet? A janë rrethanat personale e familjare të Adelinës fajtore për fatin e saj të keq apo konditat sociale? Në Zvicrën e mërgimtarëve, veçanërisht në vitet 1970-të, konditat sociale janë të tilla që të huajve – punëtorëve nga Italia, nga Jugosllavia (shumica nga Kosova) – u caktohet vendi: ata banojnë në baraka në periferi fshatrash e qytetesh, punojnë në ndërtimtari apo gastronomi, marrin rroga të ulëta dhe kursejnë nga kafshata e bukës për të përkrahur familjet e tyre në atdhe.

Në bar Adelina njofton një burrë të pasur dhe për një çast duket se jeta e saj po merr një kthesë pozitive, por shumë shpejt kjo njohje përfundon në mënyrë fatale: burri i pasur, i cili Adelinës ia paguan borxhet, një ditë ia kidnapon vajzën. Hakmarrje për shkak se Adelina e ka braktisur atë. Jo përherë prejardhja është bekim. Historia e Adelinës e tregon të kundërtën: origjina është mallkim kur trashëgon jo vetëm borxhe nga familja, por edhe injorancë. Mallkimi i Adelinës nuk është vetëm skamja, por edhe shanset e humbura. Një mësuese zbulon te Adelina talent artizanal, madje i thotë se një ditë mund të bëhet artiste. Por mësuesja largohet pasi mbetet shtatzënë, në vend të saj vjen një pedagog të cilit nuk i intereson as e ardhmja e Adelinës, as arti.

Në vitin 1973, Adelina është e zhytur thellë në kredi e borxhe private, ndërsa bota perëndimore tronditet nga rritja e çmimit të naftës. Ajo s’mund t’i paguajë faturat e dentistit dhe qiranë, ndërsa të pasurit frikësohen se nuk do të mund të ngasin veturat e shtrenjta nëse vazhdon “kriza e naftës”. Më 1973 Adelina njofton një bredhacak në Itali dhe përfundon te Brigadat e Kuqe, një organizatë terroriste komuniste italiane. Kush bart fajin për fatkeqësitë e Adelinës? Ajo personalisht apo shoqëria? Për Lukas Bärfuss fajin e bart më shumë shoqëria.

Në një banesë në Milano, Adelina njofton, mes aktivistëve të tjerë majtistë, Renaton – me gjasë autori i romanit e ka parasysh Renato Curcion, njërin nga prijësit e Brigadave të Kuqe. Në ligjëratën që ia mban Adelinës, Renato thotë se ajo është viktimë e rrethanave, skllave e cila e ka pronë vetëm trupin e vet. Këtë pronë ajo e ka nxjerrë në treg dhe tregu nuk ia mundëson të fitojë së paku për të ushqyer fëmijën.

Si më tutje? Romani “Një copë bukë” është pjesë e një trilogjie të paralajmëruar nga Lukas Bärfuss. Në pjesën e parë ai nuk i lë asnjë shtegdalje Adelinës. Ndoshta në romanin e radhës Adelina ka më shumë fat. Dhe Bärfuss më pak zell ideologjik.

Next Post
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Një ekuacion i thjeshtë logjik për ata që sapo janë bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In