• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një ekuacion i thjeshtë logjik për ata që sapo janë bashkuar

by Skënder Minxhozi
13/02/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kthimi i Gazmend Bardhit nga SHBA solli si efekt të menjëhershëm atë që Berisha nga maja e pallatit ku qëndron i mbyllur, e quan përditë gjatë javës së fundit si “mrekullia e opozitës”. Bardhi vendosi të kundërtën e asaj që pritej pas takimit me amerikanët, pra e ndau mendjen të shkojë tek ata që Amerika i ka shpallur të padëshërueshëm. Siguroi veten, fundosi gjithçka tjetër!

Nëse s’ja arriti të bindë shumëkënd, arriti të paktën të habisë shumicën e opinionit publik shqiptar, duke marrë me vete edhe atë që deri dje njihej si grupimi i mesit në PD dhe duke e çuar te Rrugica. Tashmë Doktori i mbyllur në shtëpi nga SPAK-u mori në duar kontrollin e porcionit më të madh të deputetëve të partisë Demokratike dhe ky është një sukses jo i vogël për një politikan thuajse 80 vjeçar, të cilin e konsiderojnë të mbaruar (pas perdeve) edhe ata që i rrinë gjithë ditën pas.

Bashkimi u arrit, mjetet dhe mënyrat i dinë ata që e kryen. Tani Rithemelimi është i lirë të këndojë fitore dhe të përpiqet ta shesë këtë që ndodhi si paradhomën e kthimit në pushtet në 2025. Është i lirë të shohë ëndrra me sy hapur, pasi opozita e djathtë ka dhjetë vjet që sheh të tilla ëndrra, duke qëndruar aty ku është. Në opozitë.

Megjithatë me këtë rast vlen të bëhet një ushtrim i vogël logjik, një ekuacion i mbështetur mbi arsyen e ftohtë, e jo mbi fjalimet e Berishës nga maja e papafingos, për t’ja parashtruar protagonistëve të bashkimit. Dhe ekuacioni logjik mund të përmblidhet në këto rreshta:

Berisha dhe Bardhi u bashkuan, deri tani ligji elektoral i ndalon të kandidojnë me siglën e PD, Basha vijon të ngulmojë në korsinë e tij dhe hyn vetëm në zgjedhje duke ndarë votën opozitare, Rama dhe amerikanët qëndrojnë të ftohtë ndaj këtyre zhvillimeve, kodin zgjedhor e bën PS dhe PD (e Bashës), zgjedhjet pas një viti i fiton PS, ndërkombëtarët nxitojnë t’i njohin ato siç bënë në 2021, opozitarët e bashkuar, Partia e Lirisë dhe PD zyrtare marrin (kush të mundet) mandatin e deputetit opozitar për katër vitet që pasojnë (2025-2029) dhe Berisha do të duhet të mbajë veten me durim dhe shëndet deri në fund të dekadës në pakicë, i skeduar nga SHBA dhe nën hetim nga drejtësia shqiptare. Bardhi dhe të tjerët fusin në xhep mandatet parlamentare, Rama fut në xhep mandatin qeverisës.

Ky është realiteti cinik mbi të cilin është e detyruar të shkelë deri në zgjedhje edhe opozita e bashkuar Berisha-Bardhi. Një realitet i cili natyrisht që mund të ndikohet nga disa faktorë jo të parëndësishëm në vitin elektoral ku kemi hyrë. Së pari duhet parë çfarë do të bëjë Altin Dumani me pirgun e dosjeve që ka mbi tryezën e punës. Së dyti duhet verifikuar si do të mbyllet historia e vulës dhe stemës së PD në gjykatë. Së treti, do parë si do të marrë formë kodi zgjedhor, nëse vërtetë do të ketë një reformë në këtë drejtim para zgjedhjeve të përgjithshme. Së fundi, do pritur që të shihet nëse ka mbetur ende ndonjë grimë shprese për një bashkim real, e jo të pjesshëm të të gjithë opozitës (përfshirë Bashën) rreth një kandidature neutrale për kryeministër, siç po përflitet këto ditë.

Të gjitha këto variabla mund ta modifikojnë disi rezultatin final të ushtrimit të mësipërm logjik, por s’duhet harruar se ndodhemi mjaft afër zgjedhjeve dhe çdo ditë që kalon e bën më të vështirë përmbysjen e këtij ekuacioni. Pa harruar që edhe faktori SPAK, elementi kryesor surprizë në këtë periudhë që na ndan nga zgjedhjet, mund të godasë edhe majtas edhe djathtas (inceneratorët, 21 janari, CEZ-DIA, Gërdeci).

Gaz Bardhi dhe të tjerët kanë bashkuar armët me një palë politike që vërtetë reklamon sot diku tek 400 mijë votat popullore, por që në funksion të fitores së zgjedhjeve ofron vetëm humbje. Mesa duket këta zotërinj kanë ulur pretendimet dhe duan vetëm mandatin e deputetit, e kjo duhet respektuar si nevojë personale dhe jetike e çdo personi që sot shkon tek Berisha, e jo tek Basha. Por një hap i tillë kërkon së paku që këta deputetë që lanë “kuadratin e mesit” e shkuan tek Rithemelimi, të jenë të sinqertë dhe të hapur me votuesin e tyre. I cili pret fitoren, e jo rinovimin e mandatit vetjak të një grupi burrash e grash që duan të jenë medoemos në Kuvend edhe pas vitit 2025.

Next Post
Akuzat e SPAK, reagon mjeku Edvin Prifti: Më kanë përndjekur më egër nga të gjithë! Kërkohet burgosja ime me porosi, sepse…!

Akuzat e SPAK, reagon mjeku Edvin Prifti: Më kanë përndjekur më egër nga të gjithë! Kërkohet burgosja ime me porosi, sepse…!

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Një analizë perfekte,e bazuar mbi fakte dhe argumente logjike . Faleminderit shumë z.Minxhozi.Ke mbetur Ai,njeriu i mirë,kurajoz,i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com