Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun Baftjar Zeqo i akuzuar për shpërdorim detyre. Në seancën e sotme gjyqësore, u rrëzua kërkesa e Prokuroria e cila kishte pretenduar se Zeqo do të duhej të dënohej me 2 vjet heqje lirie.
Sipas gjyqtares Egerta Hysi Provat e Prokurorisë janë të pamjaftueshme.
Nga ana e saj organi i Akuzës ka theksuar se do ta apelojë këtë vendim duke i qëndruar pretendimit se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën.
Kreu i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo akuzohet nga Prokuroria për abuzime në dhënien e banesave sociale.









