• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Abuzoi me detyrën, gjykata: Burg zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan

by
03/06/2015 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” Abaz Lala, me funksion zv.Shef i Komisariatit të Policisë Elbasan, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të vendimit të gjykatës Lala, i cili mban gradën “Komisar” është arrestuar mesditën e së mërkurës nga ana e forcave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për Fatjon Susaj, me funksion oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi, nga hetimet paraprake, dyshohet se, nën urdhërat e zv.shefit të Komisariatit, nuk ka raportuar raste të shkeljeve të ligjit.

Në bazë të hetimeve proaktive të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Elbasanit, në bazë të informacionit paraprake të përcjellë nga Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, veçohen tre situata, për të cilat janë ngritur dyshimet e arsyeshme lidhur me konsumimin e elementëve të veprës penale “shpërdorimi i detyrës”;

– Në datën 08.09.2014, në qytetin e Elbasanit, në vendin e quajtur pranë kryqëzimit të Cërrikut, ka ndodhur një ngjarje kriminale, ku shtetasi A.D, është goditur me thikë nga disa shtetas. Dëmtimet e tij kanë rezultuar të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan, megjithëse është marrë njoftim për ngjarjen dhe janë kryer verpimet e para, janë shoqëruar të dyshuarit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan, rezulton se nuk është zbatuar ligji proçedurial penal dhe ai për policinë e shtetit. Të dyshuarit nuk janë arrestuar, por janë lënë të lirë, të largohen, ngjarja për disa ditë nuk është referuar në prokurori. Ne momentin që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi verifikimin e rastit, nga Komisariati i Policisë Elbasan, ngjarja e mësipërme iu referua prokurorit thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale të asaj që kishte ndodhur dhe pa dokumentin e veprimeve që realisht ishin kryer. Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhërat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala.

– Gjithashtu shtetasi Abaz Lala, megjithëse me detyrën e zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ushtron veprimtari private në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues në fushën tregtare, të legjislacionit tatimor dhe atij qe rregullon funksionin e policise se shtetit. Vëllai i tij Astrit Lala, rezulton të ketë të rregjistruar një aktivitet Bar Kafe, të ndodhur në Lagja “Kongresi Elbasanit” Elbasan, lokal i cili në fakt, menaxhohet nga vetë shtetasi Abaz Lala. Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.

– Gjithashtu shtetasi Abaz Lala, dyshohet se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, aktivitet i cili kryhet në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të mosraportimit të tyre. Nga të dhënat rezulton se kjo veprimtari kriminale, ka një shtrirje kohore të gjatë dhe është e mirëorganizuar nga funksionari i policisë së shtetit.

Next Post

Kukës, asgjësohen 2000 bimë kanabis, në pranga 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In