• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzimi seksual me vajzën me aftësi të kufizuara/ Bashkëshortja e të dyshuarit: Çfarë thoni kështu, burri im po robtohet, jeni në terezi juve apo…

by
09/08/2021 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë që kishte ndodhur në Roskovec u zbulua të shtunën nga Policia, kur njoftoi se kishte arrestuar një 56-vjeçar për abuzim seksual.

I arrestuari është Petrit Arapi dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara. Pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se e dëmtuara është shtatzënë. Arapi është arrestuar nga Policia e Fierit dhe do të akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Ndërkohë, bashkëshortja e të arrestuarit ka mohuar ngjarjen për gazetarët e “Top Channel”, madje është revoltuar në momentin që e kanë pyetur rreth akuzave të ngritura ndaj të shoqit nga Policia. Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga familjarët e vajzës së dëmtuar, të cilët kanë përmendur emrin e personit të arrestuar, duke e akuzuar se ka abuzuar me 20-vjeçaren. Ndërsa vetë 56-vjeçari i arrestuar mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

FSHATI KU NDODHI NGJARJA

Fshati Ngjeqar i Fierit u trondit të shtunën me arrestimin e një banori të tij, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara. Fshati është drejt boshatisjes dhe ndaj gjen pak banorë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të abuzimit. Sipas Policisë së Fierit, është arrestuar shtetasi Petrit Arapi, 56 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Burimet kanë treguar për “Top Channel” se familja e 56-vjeçarit jeton në fshatin Ngjeqar dhe banorët e njohin si njeri të mirë. Ndërsa 20-vjeçaren, me të cilën dyshohet se ka abuzuar seksualisht i arrestuari, nuk e identifikoi njeri dot as në lagje dhe as nga infermierja e fshatit, Evjola Stani, e cila shprehet se ditët e fundit nuk ka pasur asnjë person të pazotë, aq më pak 20- vjeçare, të paraqitet për ekzaminime në këtë qendër shëndetësore pasi ka rezultuar shtatzënë. Ndërsa bashkëshortja e autorit të dyshuar e mori vesh ngjarjen nga media, pasi i ishte thënë që është arrestuar për drogë.

“Unë nuk di gjë me të keqen, se qysh ma kanë marrë atë burrë, po rroptohet në punën e tij. E mbjell tjetri, ia hedh tjetrit kot”, shprehet e shoqja për “Top Channel”, duke pretenduar se të shoqin e kanë arrestuar për drogë. Ndërsa kur i përmendin arsyen se përse e ka prangosur Policia, ajo irritohet: “Jo, jo, jo… për atë punë mi? Moj jeni në terezi juve apo jo? Qysh mi burri im paska abuzu… çfarë thoni kështu? E ka thënë Policia?!”. Në lidhje me ngjarjen e rëndë tashmë është ngritur edhe një grup hetimor për verifikime të mëtejshme.

/b.h

Next Post
Aksidentoi efektivin dhe dy mjete të Policisë, në pranga 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal

Të dehur, aksident me vdekje dhe drogë në makinë, vihen në pranga 4 persona në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In