• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzimet me miellin, Rama: Koha t’i japim fund kërcënimit për shëndetin

by A R
07/05/2019 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë kanë nisur një fushatë për informimin e bizneseve për shtrëngimin e masave në Kodin Penal, për abuzuesit me produktet ushqimore.

Gjatë vizitës në një fabrikë mielli, Rama pranon se abuzimet në këtë produkt janë reale, ndryshe nga produktet e prodhimit vendas, perimet dhe frutat, që sipas tij zhurma mediatike është e padrejtë.

“E vërteta është që situata përpara disa vitesh ishte shumë xhungël. Nuk merrej vesh çfarë futej. Nuk merrej vesh çfarë prodhohej. Patëm masën e parë të shtrëngimit, që ta ndalojmë grurin me proteinë nën 12%.

U bë goxha betejë, sepse janë lobe, janë interesa, janë para e madhe dhe ndërkohë tani është koha që t’i japim fund çdo lloj pasigurie dhe çdo lloj kërcënimi që vjen për shëndetin nga ushqimi, sidomos nga ushqimet që janë prodhime industriale, siç është buka, sepse për sa i përket frutave dhe perimeve e vërteta është që është bërë zhurmë e madhe krejtësisht e padrejtë.

Kemi eksportuar rreth 300 mijë ton produkte vjet dhe faktikisht nuk është kthyer një kamion nga BE-ja, flas për perime, për fruta, ndërkohë që për këto, që nga buka dhe të tjerat, shqetësimi është real.

Kështu që vendosja në Kodin Penal të masave që çojnë në heqje lirie për ata që kërcënojnë shëndetin do sjellë, jam i bindur, një përmirësim të menjëhershëm, sepse, në fund të fundit edhe një pjesë e atyre që e bëjnë këtë punë, e bëjnë me lehtësi, nuk e marrin shumë seriozisht edhe për faktin që, është diçka që sistemi nuk ka arritur dot ta godasë, apo ta frenojë.

Me këtë, besoj që do vendoset standard përfundimisht për produktet ushqimore që vijnë nga industria e lehtë. Është e domosdoshme”.

Masat e reja në Kodin Penal sipas Kryeministri do të ulin abuzimet.

/a.rada

Next Post
U konfrontuan me policinë, bllokuan rrugën tek Unaza e Re, zbardhen emrat e të shoqëruarve

U konfrontuan me policinë, bllokuan rrugën tek Unaza e Re, zbardhen emrat e të shoqëruarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com