• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzime me regjistrimin e pronave, KLSH padi penale për 10 zyrtarë të ZRPP Lushnjë

by A R
28/12/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori regjistruesin, 4 ish-regjistrues dhe 5 specialistë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje.

Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Në 1 rast është regjistruar pasuria “Ullishte” me  sipërfaqe 3000 m2, bazuar në një vendim të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, i cili ka ardhur në ZVRPP jo nga ATP, por dorazi nga aplikuesi. Megjithëse ky vendim përmban mangësi thelbësore, nga ana e ZVRPP-së Lushnjë regjistrimi është bërë në mënyrë abuzive, pa ardhur konfirmimi i vlefshmërisë së këtij akti nga ATP Tiranë, në kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

2. Nga auditimi në 2 zona kadastrale, u konstatua se ishin kryer regjistrime të objekteve të përfituara nga ligji Nr. 7512, datë 10.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin (kontratat e qirasë) dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë, në kundërshtim me Rregulloren e Brendshme të ZQRPP nr. 184, datë 8.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

3. Në 1 rast, rezultoi se është regjistruar një pasuri, ndërtesë 138 m2, pa pasur origjinë pronësie e leje ndërtimi, duke u bazuar vetëm në një vendim të Komitetit Ekzekutiv KP të Qytetit nr.46, datë 29.09.1990, që bën fjalë për shpërndarje kredie bankare, pa pasur dokumentacion ligjor pronësie për ndërtesën apo për truallin (leje ndërtimi ose vendim gjykate para vitit 1991) në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 193 të Kodit Civil, nenin 24, të ligjit 33/2012, rregulloren nr.184, datë 08.04.1999 dhe urdhrin nr. 1400, datë 25.10.2010.

4. Nga auditimi i regjistrimit të një pasurie, rezultoi që nuk është bërë saktësimi i sipërfaqeve sipas librit të  ngastrave (LN)/Aktit të marrjes së tokës në pronësi (AMTP), duke përfituar më tepër një sipërfaqe prej 4063 m2. ZVRPP-ja Lushnjë nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të titullit të pronësisë dhe komunës/bashkisë për të bërë saktësimin e planvendosjes sipas sipërfaqes së çdo pasurie të dhënë në AMTP, në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

5. Në tre raste të regjistrimit të pasurive me sipërfaqe totale 74214 m2 “arë”, rezultoi që mungojnë AMTP-të, duke ligjëruar në këtë mënyrë kryerjen e veprimeve absolutisht të pavlefshme. Gjithashtu ZVRPP-ja, nuk i është drejtuar mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, bashkisë dhe DAMT-it, pranë këshillit të qarkut, me kërkesën që, nëse disponojnë kopjen origjinale të AMTP-së, ta paraqesin në ZVRPP, veprim në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

6. Nga auditimi rezultoi se në katër raste janë regjistruar pasuri në zbatim të Ligjit “Për Urbanistikën”, në mungesë dhe pasaktësi të dokumentacionit tekniko ligjor, si: mungesa e studimit urbanistik pjesor i miratuar dhe akti i kolaudimit të ndërtesave, vlera preventive e objektit e ndryshme nga vlera e situacionuar, nuk ka përputhje të sipërfaqes së sheshit të ndërtimit me sipërfaqen në pronësi, veprime në papajtueshmëri me Ligjin nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me Ligjin nr 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me Ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, i ndryshuar dhe me Ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar.

7. Në 5 raste, janë kryer pranime të dokumentacionit dhe regjistrime të pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi, si: kërkesat e personave të interesuar nuk janë të regjistruar në protokollin e ZVRPP Lushnje; mungojnë relacionet për verifikimin në vend të kërkesave qytetare, të cilat duhej të dokumentoheshin me pagesën për këtë qëllim;  nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për katër ish- Regjistruesit e ZVRPP-së Lushnjë E.B., B.K., S.K. e A.H., për 3 ish-specialistët D.L. ish-përgjegjës i sektorit të regjistrimit, G.D. ish jurist dhe S.K. ish jurist, si dhe për 2 specialistët, E.R. hartograf dhe A.Ll. hartograf, për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Next Post
Peqin, 73 vjeçari abuzon seksualisht me të miturën 15 vjeçare

Detajet drithëruese/ Pasi përdhunon nusen e "djalit" të tij: Tani që qejfi mbaroi ma bëj edhe një kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In