• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Abstenon ministri serb, qeveria i hap rrugë themelimit të muzeut të gjenocidit

by B K
18/12/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht abstenimit të ministrit të vetëm serb Nenad Rashiç, Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes të së mërkurës mori vendim për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Muzeu i gjenocidit ka për synim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.

“Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj popullit tonë. Ky muze është institucionalizimi i memories sonë kolektive dhe dëshmi sa e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale aq edhe dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer edhe nuk harron”, u shpreh kryeministri Kurti.

Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës ndërsa menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit për muzetë që aktualisht është në proces të hartimit ky institucion do të ngrihet në nivel institucional muzeal të nivelit kombëtar.

Pjesë e saj do të bëhen edhe të gjithë muzetë e vegjël që janë ngritur në forma të ndryshme në të gjithë qytetet e Kosovës e që dëshmojnë historinë krimeve të luftës.

“Janë disa muze të vegjël në të gjithë Kosovën që dokumentojnë këto krime nga e kaluara dhe ne besojmë që mënyra më e mirë është që të gjitha këtë të bëhen pjesë e këtij institucioni të ri muzeal të Kosovës”, tha ministri Çeku.

I pyetur nga A2 CNN rreth abstenimit të ministrit Rashiç, Çeku deklaroi se “historinë do ta tregojmë ashtu siç është” dhe se muzeu do të dëshmojë edhe për krimet serbe ndaj etniteteve të tjera në Kosovë.

“Pika ku pajtohemi të gjithë është që e kaluara jonë është ajo që është dhe detyra jonë është që ta tregojmë ashtu siç është. Në vendimin përfundimtar për themelimin e muzeut tashmë thuhet dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbsië ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë”, shtoi Çeku.

A2 CNN kontaktoi ministrin Rashiç për ta pyetur se ku janë rezervat e tij ndaj muzeut dhe ai konfirmoi se ka të bëjë me “gjeneralizimin e gjenocidit”.

“Konsideroj se çdo krim ka emër dhe mbiemër dhe nuk duhet të gjeneralizohen krimet sikur në këtë pikë. Do të thotë, emri i muzeut nuk është adekuat, ‘Gjenocidi i Serbisë dhe i Jugosllavisë’. Mund të jetë për shembull ‘Gjenocid lufte’, ‘gjenocid nga kriminelët e luftës’, ‘gjenocide të grupeve paramilitare’, ‘krime lufte’ ose ndonjë shprehje tjetër por jo të përdoret shteti i tërë sikur të jetë gjenocidal”, tha ministri serb Rashiç.

Muzeu i Gjenocidit do të vendoset në objektin aktual të Ministrisë së Kulturës në sheshin kryesor në Prishtinë, ndërsa ministria do të zhvendoset dikur tjetër.

Pas vendimi qeveritar për themelim, Ministria e Kulturës tash hap procedurat për hartimin e konceptit muzeal si fazë e parë e procesit, ndërsa nuk u dha datë se kur pritet funksionalizimi i tij.

Next Post
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com