Luis Enrique mund ta shohim në Premierligën angleze edicionin e ri. Është skuadra e Chelsea që po mendon për ish trajnerin e Barcelonës, i cili aktualisht është i papunë.
Chelsea e sheh Enriquen si zëvendësues të Antonio Contes, nëse ky i fundit vendos të largohet, shkruan ‘The Independent’, përcjell lajmin Blic.
Raportet mes Roman Abramovich-it dhe Antonio Contes janë thyer që nga momenti që ky i fundit i dërgoi mesazhin e largimit Costas, ku i kërkoi te mendonte për një skuadër të re.
Kjo mënyrë e largimit të Costas, nuk i ka pëlqyer aspak Abramovich-it, që pretendon se është dëmtuar reputacioni i skuadrës kampione të Anglisë. (b.an)