• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy rinovimet që do Juventusi, projekti i sezonit të ardhshëm nis nga Yildiz dhe Spalletti

by A R
27/01/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi ka nxitim, ndërsa protagonistët duan të marrin pak më shumë kohë për të reflektuar. Bëhet fjalë për Kenan Yildiz dhe Luciano Spalletti, të cilët së bashku kanë ringritur sezonin bardhezi dhe “Zonja e Vjetër” po kërkon të rinovojë me të dy.

Yildiz-it i përfundon kontrata më 30 qershor 2029. Por në futboll situata ndryshon. Bisedimet me përfaqësuesit e turkut po vazhdojnë prej javësh dhe marrëveshja nuk ka qenë kurrë kaq afër.

Afati i ri i kontratës do të jetë 2031, ndërsa paga do të rritet nga 1.5 milionë euro neto në rreth 6 milionë euro, për ta barazuar me Jonathan David, aktualisht lojtari më i paguar te “Zonja e Vjetër”. Mungon vetëm çështja e bonusit të firmës, i cili mund të zgjidhet në javët e ardhshme.

Me firmën e mesfushorit turk, edhe Luciano Spalletti mund të bindet të përshpejtojë bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij.

I ardhur gjatë sezonit në vend të Tudor, me një kontratë 8-mujore, ai ka deklaruar gjithmonë se dëshiron të flasë për të ardhmen vetëm në fund të sezonit. Një mënyrë për t’i dhënë klubit mundësinë ta vlerësojë punën e tij, por edhe për të mbrojtur veten, duke qenë se ish-trajneri i Italisë e di shumë mirë se sezoni i ardhshëm nuk do të jetë për ndërtim, por për fitore të menjëhershme, dhe për këtë arsye kërkon garanci teknike.

Në tryezë e pret një kontratë deri në 2028, sapo të vendosë të hapë bisedimet me klubin, Comolli dhe Chiellini do të jenë gati.

Dhe kështu, Juventusi i së ardhmes mund të (ri)nisë nga dysheja Yildiz–Spalletti.

Next Post
Shkarkohet gjenerali më i lartë kinez, spastrime antikorrupsion apo luftë për pushtet?

Shkarkohet gjenerali më i lartë kinez, spastrime antikorrupsion apo luftë për pushtet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com