• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Abortova pas martesës”, moderatorja e njohur shqiptare tregon momentin e dhimbshëm: Ajo…

by
17/06/2022 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orinda Huta ka dhënë së fundmi një intervistë për Mira Kazhanin për Tirana Post. Ajo ka treguar për herë të parë se ka përjetuar një abort vetëm pak pas martesës me Turin.

Orinda nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka treguar momentin e vështirë. Ajo ka zbuluar se e ka humbur foshnjën në muajin e tretë dhe për të ka qenë momenti më i vështirë.

Moderatorja është ndalur te momenti kur doktoresha i ka thënë se nuk po i dëgjonte më rrahjet e zemrës së bebit.

“Ndodhi martesa edhe thamë ok, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë! Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”. Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë ok. Dhe pas dy ditësh, i thashë: “Nuk kam më të përziera sot. Nuk e di si ndihem”. Më tha: “Hajde direkt, mos e vrit mendjen”. Shkoj edhe thotë: “S`po i dëgjoj rrahjet e zemrës”. Ndërkohë tha është i formuar fiks sikur të ishte dje. Që dje ka qenë, sot nuk është. Pra ishte fiks me moshën. “Si nuk e ndjen?”, i thashë. “Nuk e ndjej. Nuk është më Orinda”, më tha. Ok, i thashë çfarë duhet të bëjmë? Në atë moment isha shumë e ftohtë. “Duhet të procedojmë”, tha. Ok, kur? Nesër i thashë. “Ok, nesër. Kur të duash ti”, tha. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Nuk u futa në atë… Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, kam qenë atëherë me Merita Alushanin që më ka ndihmuar, edhe i kisha të gjitha koleget e saj aty që më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë”. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit. Ato vazhdonin të më thoshin do kalojë. “Do vijë mrekullia e parë. Do ta shikosh”. E mora veten. Mbaroi gjithçka”, ka treguar Orinda.

/e.d

Next Post
“Po zihen si gjelat”/ Kandidonte për mandatin e deputetes, moderatorja sqaron pse u shkëput nga PD-ja: Po t’i mbanin sa unë premtimet…

"Po zihen si gjelat"/ Kandidonte për mandatin e deputetes, moderatorja sqaron pse u shkëput nga PD-ja: Po t’i mbanin sa unë premtimet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In