• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ABC-ja e Minishengenit Ballkanik dhe hipokrizia e “nacionalistëve” qorra të rrjetit

by A R
21/12/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i radhës në Tiranë mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, u bë edhe sebepi I radhës për të gjithë opozitarët dhe “nacionalistët” qorra të rrjetit, për të rinisur një sulm të vjetër. Këtë radhë, si pretekst u përdor mungesa e Kosovës në takim, pasi Presidenti I ftuar Hashim Thaçi e refuzoi me të drejtë atë, pas deklaratave skandaloze të Vuçiç që mohonte Masakrën e Raçakut.

Po çfarë nënkupton nisma e krijimit të Minishengenit Ballkanik, në kuadër të së cilës po zhvillohet takimi i orëve të fundit në Shqipëri?

Katër liritë Europiane Ky projekt ka në themel të tij, ato që njihen si katër liritë fondamentale të Bashkimit Europian. Të cilat janë: Liria e lëvizjes. Liria e qarkullimit të lirë të mallrave mes vendeve tona. Liria e lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe; Liria e lëvizjes së fuqisë punëtore brendapërbrenda 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, në një treg prej 20 milionë njerëzish. Si nocion dhe si dimension i materializuar në jetën e përditshme, liria buron drejtpërsëdrejti nga paqeja, uniteti dhe barazia. Prof. Klaus-Diter Boçard, një zyrtar i Bashkimit Europian ka shpjeguar “ABC”-në e katër lirive, nga ku buron edhe filozofia e funksionimit të Shengenit Ballkanik. Sipas tij, ajo ka në themel të saj, lirinë e lëvizjes përtej kufijve nacionalë të qytetarëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian. “Kjo do të thotë liri e lëvizjes për punëtorët, liri e krijimit, liri e ofrimit të shërbimeve, lëvizje e lirë e mallrave dhe lëvizje e lirë e kapitalit. Këto liri fundamentale u garantojnë afaristëve lirinë e vendim-marrjes, punëtorëve- lirinë për të zgjedhur vendin e punës dhe konsumatorëve- lirinë e zgjedhjes nga gama e madhe e produkteve”- shpjegon ai.

Sipas tij “liria e konkurrencës u lejon bizneseve të ofrojnë mallrat dhe shërbimet e tyre në një rreth shumë më të gjerë të konsumatorëve potencialë. Punëtorët mund të kërkojnë punë dhe të ndërrojnë vendin e punës sipas dëshirës dhe interesave të tyre, në tërë territorin e BE-së. Konsumatorët mund të zgjedhin prodhime të lira dhe të mira nga oferta e madhe e mallërave, gjë që është rrjedhojë e konkurrencës së shtuar.”

Si do funksionojë Shengeni Ballkanik

Të gjitha këto parime dhe kjo mënyrë e të realizuarit të katër lirive të të gjitha shteteve anëtare të BE, do të implementohet brendapërbrenda 6 shteteve anëtare të Shengenit Ballkanik: Shqipëri, Kosovë, Mali I Zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Madje, zbatimi Brenda hapësirës ballkanike të katër parimeve universale të lirsë europiane, është edhe më i avancuar, por të kemi parasysh se “Traktati i Anëtarësimit në BE përmbante përjashtime, sidomos lidhur me lëvizjen e lirë të punëtorëve, lirinë e sigurimit të shërbimeve dhe lirinë e krijimit”. Shtetet e Ballkanit Perendimor nuk janë të detyruara që ti aplikojnë menjëherë dhe “on block”, katër liritë në raportet e bilaterale. Që do të thotë se nëse Shqipëria dhe Kosova mund ti aplikojnë ato menjëherë dhe të gjitha njëkohësisht, kanë leje nga BE, SHBA dhe NATO që ta realizojnë këtë. Ndryshe nga sa në këto 20 vjet, që nuk mund ta realizonin dot kurrë mes nesh pavarësisht dëshirës së madhe të të dyja palëve, jashtë nismës së Minishengenit Ballkanik.

Nga ana tjetër Kosova NUK është e detyruar që ti zbatojë të katërta liritë europiane, me Serbinë por vetëm lirinë e njerëzve pa viza dhe vetëm me kartë identiteti, përshembull. Po JO lëvizjen e lirië të mallrave. E kështu me radhë, me çdo shtet tjetër të Ballkanit Perendimor. Kjo është me pak fjalë, ajo çfarë synohet të realizohet, me nismën e Minishengenit Ballkanik. Një projekt që ka nisur herët, që pas rënies së Murit të Berlinit, kur Presidenti Bill Klinton dhe BE, projektuan dhe nxitën nisjen e ndërtimit të koridoreve 8 dhe 10 në rajonin tonë, si një mundësi për të na nxjerrë nga izolimi gjysëm shekullor I pas Luftës II Botërore, drejt një epoke të re të pas Luftës së Ftohtë, jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan.

Se ku fshihen tradhëtitë e Edi Ramës dhe Shqipërisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë këtu, këtë mund ta zbulojnë vetëm hipokritët e nacionalizmit qorr të epokës së internetit.

Marrë nga AlpeNews.al

Next Post
VIDEO / Rrugët kthehen në lumenj, pamje shokuese nga Spanja

VIDEO / Rrugët kthehen në lumenj, pamje shokuese nga Spanja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Vrasja në familje që u shit si sulm nga ariu, arrestohen të dyshuarit nënë dhe bir në Bulqizë!

November 4, 2026
Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

November 4, 2026
Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë ndan detaje: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In