• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abazoviç: Sot japim mesazhin e ndërtimit të së ardhmes; Rama, batuta në takim: S’ka kuptim që urën t’jua ndërtojë Shqipëria

by A R
27/02/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Podgoricë u zhvillua mbledhja e dytë e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve, ku më e rëndësishmja është ajo për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Dritan Abazoviç u shpreh se:

“Sot dërguam një mesazh të bukur, mesazhin e bashkëpunimit dhe ndërtimit të së ardhmes së përbashkët, të bashkëpunimit ekonomik. Do të jetë bashkëpunimi më i fuqishëm në të gjitha segmentet kur flasim për dy qeveritë. Jam krenar që kemi nënshkruar marrëveshjen për urën e Bunës që jo vetëm do lidhi dy shtetet po edhe do zhvillojë për turizmin. Synimi ynë është që njerëzit të kenë akses më të lehtë dhe minimizimi i trafikut si dhe perspektiva e zhvillimit të zonës.

Ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë në çdo segment edhe shëndetësi, mbrojtje, bujqësi, duam thjesht të themi se Mali i Zi dhe Shqipëria e shohin perspektivën e madhe në bashkëpunimin dhe raportet e ndërsjella mes dy vendeve. Jemi të dedikuar drejt të ardhmes në integrimin europian, të ardhmen e përbashkët e shohin në BE dhe duam të japim kontribut që këtu të japim këtë mesazh.”

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Malit të Zi, tha se me këtë shtet Shqipëria është më shumë se fqinj.

“Edhe një herë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohtësinë mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsëris këtu atë që thash gjatë mbledhjes. Shqipëria dhe Mal i Zi janë më shumë se sa fqinj. Samiti i Ballkanit të Hapur në qershor në Mal të Zi. Sot kemi një datë për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe shumë mirë që BE më në fund është e ndjeshme ndaj rajonit“, tha Rama.

Duke u ndalur te projekti i urës mbi Bunë, nuk munguan as batuta nga Rama.

“Ju i keni rrogat më të larta se neve dhe sikur s’ka kuptim që Shqipëria të ndërtojë edhe pjesën e urës tuaj mbi Bunë. Se shumë pyesin, si do ta bëni këtë, do ndërtoni pjesën tuaj dhe pastaj?” – tha kryeministri shqiptar.

Mes dy qeverive u nënshkruan edhe nëntë marrëveshje e memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

/a.r

Next Post
“Goditja ndaj Berishës, e patolerueshme”/ Tabaku: Gjuha e dhunës nuk mund të ketë më vend në politikë

"Marrëveshje që firmosen për propagandë", Tabaku ironizon mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe malazeze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In