• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

by E B
26/06/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja.

Kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës.

“Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse me na thirrë, sepse nuk duam të jemi pjesë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje… Kom me i thanë: prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Gjini shtoi po ashtu se nëse plotësohen këto kushte, atëherë Aleanca merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, e cila kërkon 80 deputetë për kuorum.

“Nuk do ta pengojmë formimin e institucioneve në asnjë mënyrë. Nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet një zotim i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Kryetari i Aleancës tha të premten se vazhdon të ekzistojë droja se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë marrëveshje me asnjë parti politike dhe vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse AAK-ja nuk e vendos si kusht zgjedhjen e Ramush Haradinajt për president.

“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohej si president, për ne do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ardian Gjini, që mori drejtimin e AAK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit, po ashtu tha se nuk ka diskutime me asnjë parti deri në këto momente. Ndërkohë, Vetëvendosje ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultatit për të nisur diskutimet. Nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca 7.

Next Post
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

October 8, 2026
Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

October 8, 2026
Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com