• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A thua të jenë vërtetë “2 mijë” emra?

by Artur Ajazi
09/08/2020 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Nga Artur Ajazi

Lideri “suprem” i Partisë Demokratike zoti Basha, ka deklaruar se “në shtator nis seleksionimi nga Komisioni Vlerësimit të kandidaturave, kemi plot 2 mijë emra të ardhura nga baza”. A thua të jenë vërtetë 2 mijë emra, a thua të jenë vërtetë 2 mijë kandidatura, a thua të jenë bërë 2 mijë propozime, dhe mbi 2 mijë mbledhje në bazë ? Këtë nuk do ta besonte as Sali Berisha, i cili natyrisht është njohës i mirë i strukturave në bazë. Por ama të bazës së dikurshme, të asaj kohe.

Pasi sot baza e Partisë Demokratike, ka ikur në drejtimin e ditur, sepse baza e asaj partie sot pas zhgënjimit, ka nisur të shohë dhe ujdisë punët e saj, dhe nuk mund të presë me vite dhe dekada kur “partia të ribëhet, të rihapet, të rikonsolidohet”. Ndaj duket dhe natyrisht është paksa e pabesueshme deklarata e liderit “suprem” të Partisë së Demokratikasve, shifra “2 mijë emra”.

A thua të ulet seriozisht Ruli, Nishani, dhe Mustafaj, dhe ti marrin “fije për pe, të gjithë emrat e bazës” dhe të seleksionojnë më të mirët, më luftarakët, më të moralshmit, të pakorruptueshmit, dhe të pergatisin listën përfundimtare ? Padyshim, që ajo ç’ka po bën zoti Basha dhe Komisioni Vlerësimit (që ngjet më tepër me KKP e dikurshme) më tepër duket si një testim mbi punën dhe kontributin e kryetarit, se sa përzgjedhje e emrave, madje edhe formulari që duhet të plotësohet, ngjet me atë që plotësonte çdo kandidat partie në kohën e Enver Hoxhës.

A thua të jenë “2 mijë emra” në garë, kur në degët e rretheve, ka mbi 7 vjet që nuk shkel njeri, veç atyre që u kanë parë “hajrin punëve të Dovletit”, që kanë patur dhe gëzuar poste, ofiqe, dhe para, të cilat sa ishte në pushtet PD-ja, nuk lanë gjë pa bërë. A thua të jenë vërtetë “2 mijë emra” në garë, kur dihet publikisht nga të gjithë se, në degët e PD në rrethe, ka nja 5 vjet që nuk bëhen as mbledhje dhe as takime të zakonshme kortezie, veç atyre kur u duhet të mbushin autobuzët me mitingashë.

A thua të jenë vërtetë “2 mijë” emra zoti Basha, kur 10 ditë pasi ju shpallët nismën tuaj për “kandidatë të propozuar nga baza”, listat e degëve në rrethe ishin të mbushura me emrat e listës së 2017. Ja pra, kur ngutesh të shpallësh “fitoren dhe marrjen e pushtetit”, duhet që më parë, të kishe rënë në ujdi me ata të “listës së vjetër”, të kishin paksa durim, dhe të prisnin shtatorin, kur Ruli, Nishani dhe Mustafaj, tu jepnin viston, dhe të shpalleshin zyrtarisht “kandidatët e rinj”. U nxituat dhe harruat se, ata që deri sot të qëndruan besnik zoti Basha, patjetër do të kërkonin emrin në listë”.

“Shënomëni dhe mua”, është lutja e zakonshme sot në SHQUP, e atyre që të ardhmen e vetme të jetës së tyre e shohin vetëm tek mandati deputetit, pasi në jetën e tyre nuk kanë “zanat” tjetër. A thua të jenë vërtetë “2 mijë vetë” në garën e vogël për të qenë kandidat për deputet nga Partia Demokratike ? E para nuk besoj se ka garë, e dyta nuk besoj se ka emra të rinj, dhe e treta, nuk besoj se zoti Basha guxon të luajë me emrat e vjetër, pasi me ata ai do të bëjë fushatën, por edhe opozitën në 4 vitet e ardhshme.

Next Post
Kur NATO përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin në mbledhje: Sekretet tona i shiten Serbisë dhe Rusisë

Kur NATO përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin në mbledhje: Sekretet tona i shiten Serbisë dhe Rusisë

Comments 1

  1. Gjovalini says:
    6 years ago

    As 200 nuk jane
    Asnje uk afrohet tek partia shpellareve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

July 1, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

EMRAT / Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

July 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Adresa e vërtetë e dhunuesve barbarë të Ilir Demaliaj-t

July 1, 2026
Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

July 1, 2026
Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

July 1, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

July 1, 2026
Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

July 1, 2026
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

July 1, 2026
Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

July 1, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In