• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ta therim patën?

Kur një patë trondit një shoqëri: Babeli ynë i përditshëm në një reality show

by Rudina Koromani
30/03/2026 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Në një reality show ku personazhet VIP bashkëjetojnë me kafshë, një shkrimtare 62-vjeçare, e njohur për komunikimin pa doreza, pyet live“A ta therim paten?”. Moderatorja, mes të qeshurave, u përgjigj: “se nuk mund ta therte, pasi e kemi shoqe”. Përgjigjja e menjëhershme e poetes shkrimtare ishte “Shoqe bëhu vet me patën.”

Publiku qeshi. Por nuk ishte vetëm humor. Ky moment është një shembull i pastër i një Babeli modern i kuptimeve të ndryshme mbi të njëjtën gjë.

Për Mozën: pata është kafshë që mund të theret e shërben si ushqim Për moderatoren: pata është “shoqe”, që krijon lidhje emocionale e që nuk preket (në fakt i duhet për emisionin). Të dyja flasin shqip, por nuk flasin të njëjtën gjuhë simbolike. Pyetja “a ta therim?” është praktike, pa filtra të zbutur morale. Ndërsa moderatorja përfaqëson diskursin modern, urban dhe emocional që kërkon të shmangë aktin e dhunës. Realiteti që nuk duam ta shohim është se ne jetojmë në një shoqëri që: konsumon mish çdo ditë por shmang aktin e therjes, e që preferon të shohi në television versionin e pastruar të realitetit. Ajo që e bëri momentin të fuqishëm nuk ishte pyetja e Mozës, por thyerja e një rregulli të heshtur:  artikulimi pa filtra e zbukurime i aktit.

Dhe pikërisht kjo krijoi të qeshura sepse e vërteta, kur del papritur, shpesh na bën të qeshim për të fshehur sikletin.

Por, çfarë “ther” në të vërtetë Moza simbolikisht?

Në një lexim më të thellë, Moza nuk po kërkonte thjesht të therte një patë. Ajo po godiste disa shtresa njëherësh:

  • Hipokrizinë kolektive teksa të gjithë e dimë realitetin por zgjedhim ta maskojmë, Duam të jemi empatikë por jetojmë në një sistem ku dhuna është e pranishme në të gjitha dimensionet
  • Sentimentalizmin e tepruar teksa pata quhet shoqe. Kjo zhvendosje emocionale për Mozën, tingëllon e rreme, teksa bën një kthim brutal te konkretja me përgjgjen e saj që për shumicën tingëlloi qesharake. Ajo refuzon antropomorfizimin (bërjes njeri të kafshës) dhe emocioneve të tepruara e të rreme
  • Realitetin e inskenuar të ekranit: Shfaqjet Reality nuk janë kurrë plotësisht realë.

Janë të filtruar, të menaxhuar. Moza fut aty diçka që shpesh mungon: të vërtetën e     papërpunuar.

Shpirti autentik i poetes nuk theri thjesht një patë, por ther emocionin joautentik, gjuhën fake të zbukuruar që është bërë trend, moralin e sipërfaqshëm mbizotërues e realitetin e inskenuar që shitet në televizione plot zhurmë duke thënë asgjë.

Pse u përfol kaq shumë ky moment? Momenti prek një tension të brendshëm të shoqërisë sonë: duam të jemi empatikë por jetojmë në struktura ku dhuna minimale është pjesë e jetës (ushqimi, mbijetesa). Ne kemi ndërtuar një gjuhë për ta zbutur këtë kontradiktë. Ndërsa Moza e rrëzon këtë gjuhë.

Nëse pyesim se kush ka të drejtë, nuk bëjmë pyetjen e duhur, sepse ky nuk është debat për një patë, por një përplasje mes të drejtpërdrejtëes dhe dhe të filtrurarës, mes reales dhe imazhit. Dhe ndoshta për këtë arsye momenti u bë viral sepse për pak sekonda, në një hapësirë të kontrolluar, doli diçka që nuk kontrollohet lehtë, ajo që është e vërteta njerëzore.

Kjo situatë është interesante pikërisht sepse nuk është thjesht “një batutë për një patë”, por një moment ku dalin në sipërfaqe disa shtresa psikologjike dhe kulturore njëkohësisht.

Episodi “ ta therim patën” na çon nga një realitet i fragmentuar digjital në një metaforë biblike siç është Babel. Historia e Kullës së Babelit, e rrëfyer në Librin e Zanafillës, mbetet një nga metaforat më të fuqishme për të kuptuar natyrën e shoqërisë njerëzore. Në thelb, ajo flet për një njerëzim të bashkuar nga një gjuhë e vetme, por të ndarë nga krenaria dhe ambicia e tepruar, duke përfunduar në konfuzion dhe shpërndarje.

Nëse e shohim këtë histori në kontekstin e sotëm, paralelizmat janë të dukshme dhe shpesh tronditëse. Sot jetojmë në një botë që, në dukje, është më e lidhur se kurrë. Teknologjia, rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale kanë krijuar një gjuhë të përbashkët globale: anglishten digjitale, kodet, algoritmet dhe simbolet që na lejojnë të komunikojmë menjëherë me këdo, kudo. Por, në mënyrë paradoksale, kjo lidhje nuk ka sjellë shtim të komunikimit por të keqkuptimit. Pikërisht si në Babel, ne po përjetojmë një formë të re të ngatërrimit të gjuhëve:

– njerëzit flasin, por nuk dëgjojnë njëri-tjetrin.

– diskurset publike shpesh janë të fragmentuara në “flluska” ku secili dëgjon vetëm versionin e tij të së vërtetës.

– emisione reality plot shklëqim që vetëm realitet nuk shfaqin

Në këtë kuptim, Babeli nuk është më një ngjarje e largët mitike, por një realitet i përditshëm.

A po krijojmë emisione edukative argëtuese e reale që bashkojnë apo po krijojmë fallcitete të një madhështinë që ëndërrojmë që po na ndajnë gjithnjë e më shumë?

Nuk jam kundër argëtimit e progresit por jam kundër fallcitetit e  humbjes së kuptimit dhe lidhjes njerëzore. Ndonëse të gjithë kanë mundësi të flasin po kuptohemi gjithnjë e më pak për faj të një arrogance të lindur madhëeshtie.

Ndoshta mësimi më i madh i Babelit nuk është pse u ndanë gjuhët, por çfarë humbet njerëzimi kur komunikimi kthehet në zhurmë madhështie dhe leksioni i thjeshtë i përulësisë që morëm nga Moza e Madhe teksa e kundërshton  këtë zhurmë: A ta therim patën?

Next Post
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In