• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A s’ishim dikur por dhe jemi ende refugjatë?!

by
31/08/2015 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Detit Mesdhe ndoshta në të ardhmen do të ketë një emër tjetër, pasi kurrë si në vitet e fundit nuk ka gëlltitur kaq mijëra refugjatë, saç po ndodh në muajt e fundit. E ndërsa pak vende evropiane po përpiqen të apelojnë për njerëzi, një mori shtetesh po i tregojnë realisht të pashpirt evropianët. Mes tyre gjenden maqedonasit, hungarezët, sllovakët etj., që me politikat dhe veprimet e tyre kanë vënë në mëdyshje vlerat e kontinentit. Por, nëse në këto vende rreziku prej dyndjes së emigrantëve është i përhershëm, Shqipëria duket kinse më komode, përveç një fakti të thjeshtë se në udhën e këtyre emigrantëve, kanë rrugëtuar edhe qindra shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës. Kjo na bën njësoj pjesëmarrës në familjen e madhe të refugjatëve, që e kanë sjellë sërish UNHCR-në zonën tonë.

Politika e ashpër ekonomike dhe synimet e viteve të fundit të Fuqive të Mëdha i kanë bërë shumë vende të varfëra dhe fatkeqe, aqsa masivisht sot ato i qahen dhe janë nostalgjikë ndaj kohës së vetëm një diktatori të plotfuqishëm e të egër, në vend të atyre dhjetëra diktatorëve të sotëm që i sundojnë me pashpirtësi. Ndaj në rrugën e shpëtimit prej vuajtjes drejt Evropës gjen emigrantë të disa vendeve, që vuajnë pasojat e luftrave shkatërrimtare dhe jo vetëm kaq.

Anipse, tema është e gjerë, por për ne në këtë qerthull jemi të prekur direkt, pasi shumë nga bashkatdhetarët tanë, që janë nëpër kampe presin një zgjidhje, që duket se s’do jetë aspak pozitive për ta. Sikur të mos mjaftojë kjo, të vetmet mesazhe që kanë pasur nga vendi ynë, kanë qenë kanosja dhe ajo që i pret në kthim.

E sa i përket vlerave humane, megjithë raportet pozitive të organizmave ndërkombëtare jemi prej kohësh në regres, pasi zëri në ndihmë të tyre, është tejet i padëgjueshëm. Zyrtarët e lartë dhe organizatat e shumta për liritë humane jo vetëm që s’janë shprehur, por s’kanë bërë dhe angazhimin më të thjeshtë për ndonjë ndihmë. Që të paktën, të ishim më njerëzorë. Ashtu si janë treguar ndaj nesh shumë e shumë evropianë, kur morëm masivisht udhët e kontinentit. Dhe, nuk ka sesi të mos bëjë përshtypje, që lloj-lloj kinsesh të shoqërisë civile nuk lënë përshpirtje pa bërë, por s’gjetën kohë të organizonin një të tillë për 70 emigrantët që humbën jetën mu në mes të Austrisë, teksa Samiti ballkanik kishte hapur dyert e saj.

Mbase ndihma morale dhe ajo materiale mund të duket e tepërt në këtë kohë, por mund të na kurojë disi kujtesën, kur merrnim trastat dhe udhëtonim si këta të mjerë tani, që s’i pret askush veç drurit, kushteve skandaloze, fjalëve të këqija dhe fyese të zyrtarëve tanë dhe pasigurisë. Nuk është turp të flasësh e të jesh me bashkatdhetarët e tu, paçka se kryeministri i bën të nisur nga Greqia; nuk është kohë e humbur kot që OJQ-të e të drejtave humane të flisnin dhe t’i ndihnin disi…. Ata janë dhe mbeten shqiptarë, nga kudo që kanë shkuar në këtë familje emigrantësh mbarëbotërore, për të na kujtuar veç të tjerave edhe varfërinë tonë të madhe shpirtërore. Atë që u kërkonim të tjerëve t’ua preknim në shpirt, kur kalonim detet e Mesdheut për një jetë më të mirë…

Next Post

Bashkia gjoba për tregtarët dhe qytetarët që kanë zaptuar dhe ndotur ambientin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com