• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

A rrezikohemi sërish nga “piramidat”? Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Prokuroria të hetojë bursat online

by A R
16/11/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka një të kaluar të dhimshme nga firmat piramidale të ku mijëra qytetarë humbën kursimet e tyre, situatë që pasoi me anarkinë e vitit të mbprapshtë 1997. Por duket se për qytetarët një skemë e re po rrezikon financat e tyre.

Ekspertët e ekonomisë japin alarmin për të ashtuquajturat bursat online. Zef Preçi i bën thirrje prokurorisë të hetojë këto kompani pasi sipas tij rrezikojmë të gjendemi përballë “piramidave” të reja.

Ja analiza e plotë e Preçit:

Reforma ne drejtesi eshte nje proces dhe eshte ne interesin e publikut qe te mos cenohet veprimtaria e perditshme e institucionit te drejtuar prej jush per kete shkak. Pikerisht per kete aresye, mendoj se rasti i meposhtem duhet te behet menjehere objekt hetimi kryesisht – kemi te bejme me shfaqjen e nje forme te re te veprimtarise kriminale qe rrezikon te marre permasa shqetesuese ne te ardhmen e afert. Prandaj mendoj se duhet hetuar…

Te nderuar Deputete!

Sistemi rregullator i tregjeve, duke perfshire edhe ato te sigurimeve eshte i dobet, joprofesional, nen ndikimin e dukshem dhe kontrollin e oligarkeve dhe te lobeve te fuqishme te biznesit vendas dhe te huaj. Nese nuk do te nderhyni fuqimisht dhe pa humbur kohe, shume qytetare rrezikojne te humbasin kursimet e veta dhe te zhyten ne fatkeqesi te reja – kjo jo vetem per shkak te zgjedhjeve/vendim-marrjeve te gabuara individuale…

Shembulli i rritjes me 25% i pagesave per primet e sigurimit nga te gjithe kompanite njekohesisht dhe “bekimi” nga ana e komisioneve pergjegjese te Kuvendit mbas kesaj eshte nje prove e qarte se institucionalisht jeni larg pritshmerive qe kane qytetaret ne nje vend demokratik per rolin tuaj ne kontrollin e ketyre enteve. Eshte detyra juaj kushtetuese qe te ushtroni kontrollin demokratik dhe t’i detyroni entet rregullatore te zbatojne ligjet per mbrojtjen e lirise se tregut, te interesave te shtetit si dhe per mbrojtjen e konsumatoreve duke penguar keshtu abuzimet ne tregje si dhe nepermjet nismave perkatese ligjore – vetem keshtu ju do te demonstroni sadopak se jeni ne anen e qytetareve!

Te nderuar gazetare investigative!

Eshte nje fakt i njohur qe vendet e dala nga regjimet komuniste si Shqiperia, edhe mbas cerekshekulli nga ndryshimet sistemike te 1990-tes karakterizohen nga nje shoqeri amorfe, ende te pastrukturuar mire dhe me mangesi te theksuara ne edukimin ekonomik te qytetareve te tyre. Ne rastin e falimentimit te cituar ketu me poshte, nuk behet fjale thjesht per nje falimentim biznesi dosido… Flitet per falimentimin e nje biznesi shume te komplikuar edhe ne vendet me te zhvilluara te botes, te ndertuar mbi besim dhe pak a shume ne formen e nje skeme piramidale. Per ironi te fatit, biznese te tilla ne Shqiperine tone te vogel jane shtuar, bile sa me shume shtohet varferia dhe mjerimi, aq me shume shtohen edhe “kepurdha” te tilla te helmeta… Eshte ne nderin dhe ne misionin tuaj fisnik qe te investigoni kete rast, i cili na jep mundesine per te kuptuar menyren e papershtatshme se si funksionon i gjithe sistemi yne ekonomiko-shoqeror dhe ligjor. Keshtu, duke marre te mireqene vetem sa eshte publikuar sot ne portale dhe ne shtypin e shkruar, mund te shtrohen dia pyetje me interes pulilk dhe te nxirren disa konkluzione paraprake:

a) Licensimi: a ka ndonje data baze dhe publikim online te listes se kompanive te licensuara ne kete fushe? Nese po, si ndervepron kjo pjese me ato komnpanite fantazem/informale/ilegale e pse jo edhe mashtruese/kriminale? Cili eshte roli ligjor dhe institucional i Bankes se Shqiperise dhe Autoritetit te Mbikqyrjes financiare ne kete fushe?

b) Rregjistrimi ne Qendren Kombetare te Biznesit: Si mund te regjistrohet nje kompani e palicensuar, akt ky qe jo vetem shkel ligjin dhe eshte i denueshem, por edhe krijon terren per te mashtruar qindra kliente duke ju vjedhur kursimet e jetes se tyre? Nese rregjistrimi mund te behet perpara rregjistrimit, cilat jane mekanizmat qe mbrojne konsumatorin? A ka parashikime ligjore per detyrimin e kompanive per te depozituar licensen perkatese ne dosjen e aplikimit per rregjistrim?

c) Punonjesit: si mund te lihen jashte pergjegjesise penale, pervec pronareve te veprimtarive te tilla, edhe punonjesit e tyre, operatoreet, etj., qe per pak leke ne formen e rroges, behen pjese e mashtrimit, veprimtarise se paligjshme ne dem te qytetareve? Inspektoratet perkatese, duke perfshire edhe ato tatimore, si i monitorojne kete kategori biznesesh/te punesuarish?

Bankat. Biznesi online eshte i pamundur pa perfshirjen e bankave tregtare qe mundesojne levizjen e parave ndermjet llogarive. A ka parashikime ligjore dhe struktura te specializuara per te mbrojtur depozituesit, per te parandaluar renien viktime te tyre nga sipermarrje kriminale brenda dhe jashte vendit?

d) Rregullimi ligjor i biznesit elektronik. Ky eshte rasti per te kuptuar se me shume se kritikat me dhe pa vend ndaj zyrtareve te larte te qeverise dhe fyerjet online ne fb, etj, jane me pak te rrezikshme dhe te demshme per shoqerine se sa grabitja e qindra e mijera Eurove nga kursimet e qytetareve shqiptare permes skemave mashtruese online si kjo qe po komentojme. E duke besuar se ky perfundim pranohet gjeresisht, atehere cfare duhet te presin agjencite pergjegjese qeveritare per te hedhur drite mbi kete rast dhe per marre masat perkatese edhe ndaj skemave te tjera te shumta qe po lulezojne krahas me fondet e investimeve, qe ne fakt rjane po kaq te rrezikshme dhe operojne ne nje medis krejt te ngjashem.

Por ky eshte edhe rasti per te kuptuar edhe se sa pak e njohin realitetin disa agjenci si psh shqetesimi i Ministrise se Financave per taksimin e blerjeve online, dhe “harrimi” i milionave qe humbasin qytetaret dhe tatimet-taksat nga bizneset mashtruese online…Mendoj se eshte koha qe te monitorohen me kujdes edhe bizneset e llojit “call center”, sepse ka te dhena se nje numer transkasionesh te kesaj natyre ndermjetesohen prej tyre (sic!)… Keto dhe ceshtje te tjera te lidhura me to (psh taksimi) kerkojne profesionalizem dhe transparence dhe u sherbejne nje numri te madh qytetaresh te painformuar, por edhe te manipuluar nga biznese kriminale nen hunden e institucioneve shteterore te krijuara me ligj per te garantuar lirine e tregut dhe per te mbrojtur konsumatoret nga mashtrime te tilla kaq te demshme.

Mendoj se ky rast vetem se “uli siparin” e nje zhvillimi negativ ne ekonomine dhe financat tona qe ka te ngjare te behet edhe me problematik ne te ardhmen. E per t’u mbrojtur per pasojave nuk mjaftojne deklarata zyrtare apo thirrje “ne parim” si ajo e Grupit te Keshillimor te Stabilitetit fiannciar ne fillim te ketij viti. Sidomos kur situata duket se po perkeqesohet edhe mbas “thirrjeve” te tilla..

/a.m.

Next Post
Hajdari: Së shpejti nisim inspektimet online me kamera në disa sektorë

Hajdari: Së shpejti nisim inspektimet online me kamera në disa sektorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In