• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A respektohen presidentët kosovarë në Shqipëri?

by Java News
11/09/2015 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Kjo pyetje e palogjikshme për shumë patriotë mund të vihet në dyshim orët e fundit, kur në vizitën e saj zyrtare në Tiranë, presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, në fjalën e saj në parlament u abandonua jo vetëm nga kryeministri shqiptar (‘me arsye’), por edhe gati prej gjysmës së ministrave të vet. Në këtë rast, justifikimi mund të jetë i pranueshëm, por të mungojnë kaq shumë zyrtarë, është një lloj treguesi sesa vëmendje i kushtojnë marrëdhënieve që në letër kuptohet se po lulëzojnë. Pak muaj më parë, presidentja dhe kryeministri kosovar bënë të njëjtën gjë, kur shtatorja e Ismail Qemalit u përurua në Prishtinë dhe kryeministri shqiptar qëndroi i vetëm kah kryetarit të komunës së qytetit, Ahmeti.

Në argumentin tonë, figurat e zyrtarëve të Kosovës janë bjerrur në Shqipëri që pas mbarimit të luftës. Mund të jenë një varg arsyesh, e këtu mund të futen në lojë historianët e politikës, por në mendimin tonë duket se ‘ftohja’ ka ardhur nga vetë performanca e zyrtarëve më të lartë kosovarë. I ndjeri Rugova, në të gjallë, as nuk begenisi ta takonte dikur presidentin shqiptar Rexhepi, paçka predispozitës jashtëzakonisht pozitive të kolegut të tij profesor. Gjithashtu, Rugova megjithë fitoren e madhe në zgjedhje ndaj formacionit të UÇK-së, që ishte një e papritur e madhe sa i përket shifrave të asokohe, tregoi se nuk do bëhej asnjëherë transparent me luftën e vërtetë të Kosovës dhe ndihmën e vërtetë të Shqipërisë. Qëndrimi i gabuar ndaj UÇK-së, ndihma ndaj një formacioni që nuk luftoi aspak dhe paret e humbura në diasporë, asnjëherë nuk e treguan si duhet për shqiptarët. Paçka se sot në vazhdë të mirënjohjes për Rugovën, shqiptarët dhe kosovarët bashkohen, thjesht e më shumë prej nderimit së të huajve për figurën e tij.

Merita më e madhe e tij është në hapat institucionale që filloi në fillimvitet ’90, por për këto sërish ka shumë kontestime.  Fatmir Sejdiu, njeriu që e zëvendësoi, asnjëherë nuk tregoi potencialin e plotë të tij. Njeriu i padukshëm brenda LDK-së, paçka postit të lartë, ishte gati i pazë në krahasim me shumë të tjerë në këtë formacion. Atij iu përshtat roli, sipas të cilit Rugova e kishte lënë amanet si zëvendësues. Dhe, me këtë propagandë, klani që atëherë e vuri, filloi ta zvetënonte, duke e lënë të rrëshqiste në përfitime. Por, dërrmën Sejdiu e mori kur u vërtetua nga Gjykata e Lartë se e kishte shkelur Kushtetutën, për shkak se mbante edhe postin e kryetarit të partisë. Dhe, ajo që i bjerri shqiptarët në gjykimin për të ishte se nuk ka menduar si jurist, por thjesht u fut në qerthujt politikë të interesave. Dhe, si gjithnjë, derisa të huajt nuk thoshin gjë, atëherë ishte mirë. Kështu, presidenti i dytë i republikës së Kosovës do mbetet në histori si shkelësi i parë i Kushtetutës së parë të Republikës.

Pas këtij gabimi, LDK-ja është  çorientuar dhe humbi busullën madje duke ikur nga qeveria. Presidenti Pacolli, votimi i të cilit gjithashtu u shpall i paligjshëm do mbahet mend edhe për akuzat e shumta të ndërsjella me vetë kolegët e tij. Jakup Krasniqi që mbajti postin tranzitor të presidentit do e akuzonte se kishte kërkuar për ta blerë… Shqipëria, që i ka përcjellë nga larg, nuk është se ka ushqyer ndonjë iluzion të madh por nga ana tjetër, këto figura kanë bjerrë imazhin e mirë të qytetarit të parë kosovar dhe të një administrate politike që kishte rregulla më të mira, falë dhe asistencës së huaj. Si për ironi në Shqipëri, pala që i pëlqente përcillej nga një tjetër që s’i pëlqente asfare.

Ahtifeta Jahjaga me zgjedhjen e përfolur që iu bë por dhe përpjekjen për të rinovuar mandatin është një figurë që pothuaj s’ka kurrfarë rëndësie në Shqipëri. Jo thjesht sepse dihet mirë që më 2016 president do jetë me shumë gjasa Thaçi, por sepse asnjëherë si një grua nuk tregoi forcën, karakterin, e mbi të gjitha kurajën që e kërkon një post i tillë. Zhgënjimi për të është kudo, që nga mungesa e duhur e shprehjes mediatike (përgjigjet e fundit në televizionin ZDF i vunë vulën), në mungesën e përgjigjes ndaj arrogancës së presidentit serb Nikoliç, por më shumë se kaq, në atë që na mungon kombëtarisht: kurajë për të qenë vetja.

Ndaj presidentët kosovarë, që nga i ndjeri Rugova deri te zonja Jahjaga, që qëndroi në Tiranë orët e fundit, nuk u bënë asnjëherë të dashur, pikërisht prej sensit që nuk ishte kurrë vetja.

Next Post

Akuzat për CEZ, Vasili: Basha po godet Berishën, thikë që Bruti i fut babait plak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

July 29, 2026
Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

July 29, 2026
Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

July 29, 2026
Debati për transferimin përfundon në dhunë, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake pasi sulmoi shefin e tij

Debati për transferimin përfundon në dhunë, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake pasi sulmoi shefin e tij

July 29, 2026
“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

July 29, 2026
Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol gazi dhe shishja e benzinës

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol gazi dhe shishja e benzinës

July 29, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

July 29, 2026
“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com