• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat për CEZ, Vasili: Basha po godet Berishën, thikë që Bruti i fut babait plak

by
11/09/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka theksuar sërish se akuzat lidhur me gjyqin ndaj CEZ, ­ nuk ka të bëjë me kryeparlamentarin Meta.

Sipas Vasilitkjo faktohet nga i gjithë dokumentacioni. I ftuar në Neës24, Vasili tha se kërkesa vjen nga kreu i PD, Basha dhe është amorale, duke pasur parasysh akuzat ndaj tij për 230 mln dollarë.

“Është një intrigë banale e karakterit mediatik. Çështje që nuk ka të bëjë me zotin Meta. Dokumentacionin e disponojnë të gjithë, flet qartë dhe nënvizon personat që evidentohen aty. Ish­ambasadori në Pragë, përmendet zoti Berisha, kryetari i ERE­-s, Nepravishta etj. Në këtë muhabet, nuk ka lidhje Meta, është jashtë kësaj historie. Kërkesa që vjen për dorëheqjen e Metës, është politike, vjen nga kreu i PD­-së.

Standardi që vendosi zoti Meta në politikë, është standardi më i lartë. Dha dorëheqjen kur ishte zv/kryeministër.

Ishte krejtësisht i pastër. Kush ja kërkon dorëheqjen zotit Meta? Ja kërkon Lulzim Basha, është kërkesa më e paturp. Këmbimi i një standardi moral me një amoralitet që zoti Basha e personifikon më së miri. Basha u akuzua për 230 mln dollarë por çoi raporte mjekësore në gjyq.

Çështja e CEZ që as është filluar dhe as nuk ka pse mbyllet nga zoti Meta, ka një mal me dokumentacion.

Për sa i takon Ilir Metës dhe LSI-­së ka një qëndrim të caktuar. Qoftë ministrat e ekonomisë, qoftë nga Drejtori i KESH kanë pasur qëndrim koherent në mbrojtje të interesave të KESH dhe të parave të taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi kreu i grupit të LSI-­së për Neës 24.

Vasili tha se brenda PD ka një luftë të brendshme, duke e konsideruar Bashën si “Bruti” dhe Berishën si “Cezarin”. Ai tha se LSI mbështet hetimin për këtë çështje dhe nuk i shmanget me raporte mjekësore e fluturime.

“Unë kam nënvizuar një gjë të rëndësishme. Lidershipi i ri i PD-­së përveç krizës morale ka edhe një amoralitet me armiqësitë brenda, me mosmirënjohjen etj.

Kjo çështje ka të bëjë me zotin Berisha. Kjo goditje që i bëhet zotit Berisha, pjesë e një lufte të brendshme. Politika është edhe e re edhe e vjetër.

Kjo është një thikë që ai i fut babait të tij plak edhe të lodhur. Bruti dhe Cezari. Zoti Basha mund ta dijë se Bruti ka pasur një fat shumë të zi.

Pozicioni parimor i yni është ky, që dokumentacioni është i tëri aty, kush ka tagër ta hetojë. Kemi qenë të gatshëm të mbështesim çdo lloj procesi. Këtij standardi nuk i kemi ikur ndonjëherë, as me raporte mjekësore as me fluturime. Të tërë ministrat janë akuzuar rëndë dhe ju nuk keni mundësi dhe askush nuk e ka ushtruar këtë standard me përjashtim të Ilir Metës. Çdo shqiptar do ndihej i keqardhur, dora e Lulzim Bashës është në xhepin e të gjithëve”, tha Vasili.

Next Post

Për shëndetin tuaj është më mirë të fleni vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Beqiri sulmon Berishën: Nuk e do marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA, shkatërroi ushtrinë shqiptare

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

July 29, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

I quajti “tufë budallenjsh”, Gonxhja sqaron deklaratën për protestuesit: E kisha për të dhunshmit

July 29, 2026
Çmimi i një numri të gabuar

Çmimi i një numri të gabuar

July 29, 2026
“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

July 29, 2026
Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

July 29, 2026
Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër

Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër

July 29, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

July 29, 2026
Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 29, 2026
Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com