Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas analistëve politikë të Kosovës, po vuan shumë. Paçka protagonizmit të kryetarit të saj Haradinaj, teknikët e këshillojnë që duhet të bëhet pjesë e qeverisjes sa më shpejtë që të jetë e mundur, ose ajo mund të shuhet.
Por, për ta arritur këtë, ata vlerësojnë se ajo duhet të dal partia e tretë në vend, gjë të cilën nuk është e lehtë që ta arrijë.
Sipas analistëve, është koha të ndërtohet një imazh freskues, i cili do ta ringjallë AAK-në në perspektivë, ngaqë mbetja e saj jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme do të thotë shuarje e kësaj partie.