• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po përçahet koalicioni i PD?! Aleatët duan tryezë me Ramën

by Java News
03/08/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit, aleatët e Partisë Demokratike po bëjnë presion që Lulzim Basha të pranojë negociatat edhe me Edi Ramën kryeministër. Aleatët e Bashës mendojnë se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta. Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka shprehen se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje dhe pse shprehen se më parë duhet të zgjidhet ngërçi politik në vend. Për aleatët e Bashës duhet të lihen mënjanë interesat politike dhe të mendohet për perspektivën europiane të vendit.

 

Mediu ka deklaruar se opozita pranon se do të ulet në tryezë me Edi Ramën, por jo si një Kryeminsitër, por me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste, pra si dy palë politike, pozitë dhe opozitë.

 

Ai është shprehur në një emision televiziv se nuk mund të diskutojë me njerëz që i delegon Rama por me atë vetë.

 

“Ky ka qenë një diskutim i hershëm. Ulemi, nuk ulemi. Rama kryeministër, Rama jo-kryeministër. Unë nuk po them që duhet të ulemi me Ramën kryeministër. Kryetarin e PS-së nuk e zgjedhim ne si opozitë, ashtu siç ai nuk zgjedh dot kush janë përfaqësuesit e opozitës. Në këtë pikëpamje unë e shoh që ne duhet të ulemi si palë politike, pozitë dhe opozitë. Se kush vjen nga qeveria në tryezë, apo se kush vjen nga opozita, kjo është një çështje e një diskutimi tjetër.

 

Por unë nuk e kam problem të ulem me atë që është problemi kryesor, që është Rama, sesa të ulem me njerëz që i delegon Rama për të thënë fjalën e tij. Ne duhet të ulemi të diskutojmë me Ramën si kryetar i PS-së. Basha është kryetar i PD-së, lider i opozitës, përfaqësues të tjerë të ulemi për të gjetur një zgjidhje. Nuk është hera e parë që në Shqipëri organizohet një tryezë, apo diskutime për të zgjidhur një problem edhe për më tepër që sot kemi probleme shumë herë më madhore se herët e tjera. Mendoj që ne duhet të ulemi, jo me Ramën kryeministër, por me Ramën si kryetar i PS-së. Se kë bie PS dhe se kë ka në krye nuk është as në autoritetin tonë dhe as në diskrezicionin tonë për ta përcaktuar. Prandaj them që dialogu është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Nëse ka përgjegjshmëri nga të dyja palët për të kuptuar që Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE dhe Shqipëria duhet të ketë një sistem funksional demokratik, t’i shërbejë interesave të qytetarëve shqiptarë dhe për më tepër pastaj të ketë edhe autoritet për të drejtuar institucione të rëndësishme siç është OSBE-ja.

 

Ndërkohë mund të kuptojmë se Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të ulet në travolinë me opozitën, që të zgjidhet ngërçi politik, por tema e zgjedhjeve sipas tij ka marrë fund, dhe se dta 13 tetor për të nuk ka asnjë veçanti. (Lexo.al)

Next Post
Trafik droge drejt Greqisë/ Policia bllokon sarandiotin

Trafik droge drejt Greqisë/ Policia bllokon sarandiotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In