Siç shkruan portali “Hollywood Life” çifti më i famshëm i Hollivudit në botë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të ndahen.
Nëse këto konfirmime janë të sakta, çifti i njohur i aktorëve që janë bashkë qe dhjetë vjet, por që jo moti janë martuar, kanë vendosur të ndahen.Problemet e para në martesë kanë filluar kur çifti ka punuar në një film të përbashkët dhe e gjitha është rritur kur janë martuar gushtin e vitit të kaluar.
Siç thuhet në këtë portal Brad ishte ai që ka vendosur të lë Angelinën. “Ai më nuk mund të pranojë faktin se ajo që në fillime donte, kur ajo filloi një kontrollë obsesive. Ai nuk mund të pranojë se si ia ka lejuar që t’ia kontrollojë jetën”, ka thënë një burim.
Brad dhe Angelina janë martuar vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Francë, ndërkaq bashkë kanë gjashtë fëmijë, nga të cilët tre janë fëmijë biologjikë ndërsa tre të adoptuar.