• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A po luan teatër Ben Blushi?

by Mentor Kikia
10/02/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Ben Blushit mediat i kanë hapur dyer e dritare. Në kohën kur spektakli “Portokalli” në Top Channel nuk ka filluar ende, “Blushi” është programi më i shikuar në ekranet shqiptare. Por, përse e dëgjojnë dhe lexojnë kaq shumë shqiptarët Blushin? Sepse ai kërkon që në PS të bëhet kongres? Sepse ai thotë se në PS duhet të ketë demokraci? Sepse kritikon Ramën? Mendoj se këto janë shumë pak për të merituar tërë këtë akses mediatik dhe këtë vëmendje publike. Unë nuk besoj se ka shumë shqiptarë të interesuar e shqetësuar kaq shumë që në PS të bëhet kongres dhe në kongres të bëhen zgjedhje. Jo jo, shqiptarët nuk e ndjekim Blushin sepse kërkon kongres, por sepse shikojnë tek Blushi mundësinë e krijimit të një alternative të re politike, në kushtet kur opozita është ende në rrugën e zhbërjes. Gjergj Bojaxhiu, vetëm me facebook, mblodhi nja 16 mijë vota në Tiranë. Kjo do të thotë se trendy për të mbështetur një alternativë të re ekziston.


Media, si pasqyrim i interesit publik, po reflekton pikërisht këtë ndjesi dhe nevojë të shoqërisë ndaj dhe Blushi ftohet studio më studio të japë shfaqen sipas formatit ”One man show”. Moderatorët e programeve pyesin pafund Blushin: Cdo të bësh sikur të mos ketë votim? Cdo të bësh sikur të mos bëhen zgjedhje? Cdo të bësh sikur të ketë votim por të mos jetë i drejtë(pra të ta fusin-shqip)? Eni Vasili, së fundmi, e pyeti me kaq shumë këmbëngulje, por Blushi tha po me kaq këmbëngulje: Nëse Kongresi bëhet të djelën, sido të vejë puna, e nesërmja do të jetë e hënë dhe unë do të jem sërish në PS. Mjaft sa nuk tha se edhe sikur të më rrahin, nuk iki nga PS. Duket sikur Blushit po i luten: Aman o Blush, bëj një parti, një lëvizje, cfarëdo quaje, por bëj një gjë të re. Por Blushi thotë vetëm se do të ketë zgjedhje në kongres. Nuk ka rrugë tjetër! Nuk krijoj parti të re.


Po mirë, ja u bënë edhe zgjedhjet, dhe demokratike madje, dhe Blushi humbi(unë s’kam pikën e dyshimit që kështu do të jetë, në kushtet kur politika është kaq klienteliste, si kudo xhanëm). Cfarë do të bëhet të nesërmen, do ta shpallim festë kombëtare sepse PS u bë demokratike? Po Blushi do e quajë të përmbushur misionin e tij? Në qoftë kështu, po u ha kohë kot mediave Blush. Nesë ti do të vazhdosh të kritikosh, dhe pastaj të votosh cdo gjë që kritikon, të paktën kurseju shqiptarëve kohën, dhe zhgënjimin atyre që shpresojnë.

Next Post

Vetitë kuruese të mjedrës, frutit që po kultivohet edhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com