• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të përfytyrohet Nata e Vitit të Ri pa fishekzjarrë? Ndizet debati global për përdorimin e tyre

by Java News
01/01/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimisht një urim me shampanjë, pastaj përjashta për të ndezur fishekzjarrët. Kjo është zakonisht rrjedha e Natës së Vitit të Ri në Gjermani. Një natë për të cilën gjermanët me dëshirë paguajnë. Vitin e kaluar, Shoqata e Industrisë Piroteknike arriti të bëjë 133 milionë euro xhiro. Fishekzjarret janë traditë tanimë në Gjermani. Që para vitit të ri, shumë njerëz i blejnë kapsollat apo lloje të tjera fishekzjarrësh, ndryshe nga disa vende të tjera. Në disa qytete europiane si Parisi apo Dublini, fishekzjarret hidhen në mënyrë të organizuar në disa pika në qytet dhe jo privatisht.

Rrezik për njerëzit dhe muret

Një traditë me probleme. Sepse hedhja e fishekzjarreve ndot ambientin. Fëmijët tremben nga zhurma dhe çdo vit ka disa qindra të plagosur përmes shpërthimeve të pakontrolluara apo gabimeve në ndezjen e fishekzjarreve. Tani disa qytete në Gjermani kanë reaguar. Aacheni, një qytet pranë kufirit belg-holandez, këtë vit për herë të parë i ka ndaluar kapsollat, që hidhen me më shumë se dy metra lartësi. “Ne duam të mbrojmë godinat tona historike. Para 9 vjetësh pati zjarr në një kishë Natën e Vitit të Ri, duke e dëmtuar rëndë altarin e kishës”, thotë Linda Plesh nga bashkia e Aachenit. Në pjesën historike të qytetit, katedralja e vjetër, shtëpitë karakteristike dhe ato antike qëndrojnë gati ngjitur me njëra-tjetrën. Tani ndalohen shumë lloje fishekzjarrësh. Po shuhet kështu një traditë e preferuar?

Trendi është kufizimi i hedhjes së kapsollave

Në pamje të parë duket se në Gjermani vërtet festa e Vitit të Ri do të ketë atë pamje si në Paris, në qytetin, ku zhvillohet shou me drita dhe lser, kurse hedhja privatisht e fishekzjarreve është e ndaluar. Edhe New Jorku dhe Sydney i kanë ndaluar fishekzjarrët privatisht. Në New Jork nuk është tipike hedhja e fishekzjarreve, sepse tradicionalisht ata përdoren në Ditën e Pavarësisë. Po kështu edhe në Francë. Aty organizohet ndezja e fishekzjarreve, privatisht nuk lejohet.

Në Gjermani, sipas një sondazhi të Institutit të opinionit, YouGov, tre nga katër të anketuar janë për ndalimin e plotë ose kufizimin e ndezjes së fishekzjarreve. 33% janë për ndalimin e plotë të tyre. Edhe ambientalistët apelojnë për ndalimin e plotë të fishekzjarreve. Organizata Gjermane e Ndihmës për Mjedisin (DUH) ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë peticione në komunat e tyre për ndalimin e fishekzjarreve. Sipas DUH Nata e Vitit të Ri ndikon mjaft në ndotjen e mjedisit, me një rëndim të emetimit të grimcave të imta ndotëse me 5000 tonë brenda pak orësh. Kjo i përgjigjet afër 16% të sasisë së grimcave ndotëse që emetohen në vit nga automjetet.

Ekonomia i bashkohet trendit

Ambientalistët dhe përkrahësit e ndalimit të fishekzjarreve marrin mbështetje edhe nga ekonomia. Për herë të parë disa rrjete të mëdha tregtare kanë deklaruar, se nuk do të shesin më në të ardhmen kapsolla apo fishekzjarre të tjerë. Hornbach është një qendër shitjeje për materiale ndërtimi. Nga viti i ardhshëm kjo qendër nuk do të ofrojë më fishekzjarrë. Që këtë vit rrjetet e mëdha të supermarketeve gjermane, Rewe dhe Edeka i kanë hequr nga raftet fishekzjarrët. “Ne heqim dorë nga fitimi, dhe nuk e dimë si do të reagojnë klientët” thotë Christoph Windges, që drejton një qendër të madhe supermarketi në landin e Renanisë Veriore-Vestfali për dpa.

Në Gjermani janë bërë hapat e parë për një Natë të Vitit të Ri pa hedhje fishekzjarrësh provatisht. Por jo gjithkund është kështu. Dhe nuk është gjithmonë ruajtja e mjedisit një faktor për ndalimin e fishekzjarreve, por shpeshherë siguria. Si për shembull në Mynih. Ky qytet bazohet në rreziqet për sigurinë që paralajmërohen nga policia. Për DW nga bashkia e qytetit thuhet, se nuk jemi shumë të sigurtë, “nëse e kalon pa asnjë dëm Natën e Vitit të Ri”. Prandaj ky qytet ka ndaluar fishekzjarret në disa pjesë historike të qytetit dhe në qendër. Por në pjesë të tjera hedhja e fishekzjarreve lejohet. Edhe heqjen e ofertës së fishekzjarreve e ka bërë vetëm një pakicë e supermarkteve. Debati sapo ka filluar, dhe për disa ai është më shumë një “debat simbolik”.

Next Post
Zëri i Amerikës: Kriza politike dhe zgjidhja e saj gjatë vitit të ri, në këndvështrimin e analistëve

Zëri i Amerikës: Kriza politike dhe zgjidhja e saj gjatë vitit të ri, në këndvështrimin e analistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In