• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?

by The Economist
12/03/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Economist

Vladimir Putin ka goditur me raketa Kievin, ka bombarduar Kharkivin dhe një maternitet në Mariupol në përpjekjen për të çmilitarizuar Ukrainën. Por disa mendojnë se ai mund të ndërmarrë sulme më të ashpra.

“Ne të gjithë duhet të jemi në gatishmëri se Rusia mund të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë” paralajmëroi Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Këto paralajmërime erdhën pasi Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Ukrainën se po prodhonte armë kimike dhe biologjike e mbështetur nga Amerika. Më 21 dhjetor, Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes rus, paralajmëroi se 120 mercenarë amerikanë ndodheshin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Më 3 mars, Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, pretendoi se Pentagoni ishte i shqetësuar për humbjen e kontrollit të laboratorëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Një javë më vonë, ministria ruse e mbrojtjes tha se laboratorët në Kiev, Kharkiv dhe Odessa po eksploronin se si të përdornin zogjtë dhe lakuriqët e natës për të përhapur patogjenët, raporton abcnews.al

Këto pretendime janë të pakuptimta. Pentagoni nuk ka objekte të tilla në Ukrainë, megjithëse qeveria e Amerikës ka deklaruar se do të ndihmojë vendin në mbrojtjen e laboratorëve biologjikë.

Qeveria e Rusisë dhe makineria e saj e dezinformimit, kanë përhapur pretendime të rreme për laboratorë të tillë në vendet post-sovjetike, si Gjeorgjia, për vite me radhë.

Ajo kërkon të largojë vëmendjen nga përfshirja e saj me armët kimike. Në vitin 2013, qeveria e Sirisë përdori gaz sarin në zonat e kontrolluara nga opozita në periferinë Ghouta të Damaskut, duke vrarë mbi 1,400 njerëz.

Sarin është një lloj agjenti nervor, i cili shkakton paralizë dhe humbje të funksioneve të trupit. Më shumë se 300 sulme të tjera kimike – kryesisht me klor, një kimikat i përdorur në Luftën e Parë Botërore ndodhën gjatë luftës civile të Sirisë.

Rusia, e cila ndërhyri për të mbështetur Bashar al-Asad, presidentin e Sirisë, në vitin 2015, këmbënguli se ato sulme ishin kryer ose nga opozita ose ishin sulme “të inskenuara” nga inteligjenca perëndimore. Rusia ka përdorur gjithashtu armë kimike.

Në vitin 2018, Njësia 29155, një degë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, përdori Novichok për të helmuar Sergei Skripal, një ish-oficer i grupit që spiunoi për Britaninë. Sulmi ndaj Skripal ishte i pasuksesshëm. Më pas, në vitin 2020, Alexei Navalny, një opozitar rus, u helmua me Novichok, ndoshta gjatë një udhëtimi për në Moskë. Navalny, që në momentin që është burgosur ka udhëhequr opozitën kundër luftës në Ukrainë, raporton abcnews.al

Në Ukrainë, Victor Jushchenko, një ish-president properëndimor, u helmua me dioksinë, një kimikat toksik, gjatë zgjedhjeve të vitit 2004. Fakti që Kremlini po nxit edhe më shumë dezinformatat rreth armëve kimike tani, ndërsa përpjekjet e Rusisë për të rrethuar Kievin janë të zbehta është shqetësuese.

Më 9 mars, Departamenti i Shtetit tha se paralajmërimet ruse ishin “një dredhi e Rusisë për të justifikuar sulmet ndaj Ukrainës”. Shumë zyrtarë perëndimorë mendojnë se Putin mund të përdorë armët kimike dhe më pas të akuzojë Ukrainën.

Qëllimi do të ishte ose terrorizimi dhe nënshtrimi i popullatës civile ose justifikimi i një përshkallëzimi ushtarak, siç janë bombardimet në zonat urbane.

Se si Rusia mund ta bëjë diçka të tillë është ende e paqartë. Armët kimike nuk janë plotësisht efektive si ato ushtarake. Ato janë të paparashikueshme në efektet e tyre dhe të shtrenjta në krahasim me armët e tjera.

Ka shumë pak shembuj ku armët kimike kanë ndryshuar rezultatin në fushën e betejës. Këto armë janë të paligjshme sipas Konventës së Armëve Kimike, së cilës Rusia iu bashkua në 1997, megjithëse disa objekte mund të prodhojnë sasi të vogla për qëllime “mbrojtëse”.

Një hetim nga Bellingcat, një grup investigativ dhe media të tjera në vitin 2020 nxorri në pah se Rusia kishte vazhduar prodhimin e Novichok fshehurazi. Rusia nuk e ka kundërshtuar përdorimin e armëve kimike në luftë, dhe nëse për përdorimi i tyre është një mjet efektiv, Putin nuk do të heqë dorë.

Armët kimike nuk janë përdorur në fushën e betejës në Europë që kur Britania i përdori ato rreth një shekull më parë në 1919. Nëse Putin do ta bëntë diçka të tillë, udhëheqësit perëndimorë do të përballen me një presion shumë të madh.

Në vitin 2018, Amerika, Britania dhe Franca filluan sulmet ajrore në Siri në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga ana e saj; ai opsion nuk është më i diskutueshëm sot.

Amerika dhe aleatët e saj europianë kanë dërguar sasi të mëdha armësh në Ukrainë, por ata kanë përjashtuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake, siç është krijimi i një zone ndalim-fluturimi, me arsyetimin se diçka e tillë do të përshkallëzonte konfliktin./ Përktheu:abcnews.al

Next Post
Negociatat me Rusinë, zyrtari ukrainas tregon ditën se kur do takohen dy delegacionet

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i vendosur: Kievi bie vetëm po u rrafshua me tokën! I hapur për negociata me Putin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In