• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

A mund të pengohet rritja globale nga lufta tregtare?

by Java News
29/07/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e tarifave është një prej kërcënimeve më të këqija për ekonominë botërore. Vetëm po t’u hedhësh një vështrim të shpejtë titujve kryesorë të gazetave, e kupton lehtë se ekonomia botërore nuk është aspak në nivele të mira. Presidenti Donald Trump po vazhdon të sulmojë armiqtë e tij në luftën tregtare, duke i zhytur tregjet financiare në trazira të mëtejshme. Rezerva Federale po rrit normat e interesit, një proces që zakonisht përfundon në recesion në Amerikë, shkruan The Economist.

Kredia më e shtrënguar dhe një dollar në rritje po shtrydhin tregjet në zhvillim, disa prej të cilave, siç është Argjentina, janë nën një stres të lartë. Megjithatë, ekonomia botërore po lulëzon. Rritja është ngadalësuar pak nga viti 2017, por ajo vazhdon që të jetë në nivele më të larta se ato të shënuara para pesë viteve.

Rritja ekonomike e Amerikës madje mund të përshpejtohet, falë shkurtimeve të taksave dhe uljes së shpenzimeve të z. Trump. Një çmim më i lartë i naftës, në ditët e sotme po nxit investimet në prodhimin e shistit argjilor amerikan. Rritja në disa sektorë i ka tejkaluar parashikimet me 4% në tremujorin e dytë të vitit 2018. Edhe pse në pamje të parë, situata duket pozitive, ajo gjithsesi shoqërohet me rreziqe të shumta.

E para është se fillimisht siguron një mbulim politik të përkohshëm të pamaturisë së z. Trump. E dyta është se, në qoftë se Amerika përshpejton rritjen dhe pjesa tjetër e botës ngadalësohet, zgjerimi i diferencave në normat e interesit do të rrisë më shumë dollarin amerikan. Kjo padyshim do të përkeqësonte problemet në tregjet në zhvillim dhe do t’ia vështirësonte z. Trump përmbushjen e objektivit për tregje të balancuara.

Lufta tregtare është kërcënimi më i madh për rritjen globale. Më 15 qershor, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një tarifë prej 25% ndaj importeve kineze me vlerë 50 miliardë dollarë amerikanë do të hyjë shpejt në fuqi. Tre ditë më vonë, pasi Kina deklaroi se do të hakmerrej për këtë vendim, duke i çuar këto dy ekonomi të mëdha në prag të një lufte tregtare.

Nëse ai e vë në zbatim një tarifë të tillë, nëntë të dhjetat e mallrave me vlerë afërsisht prej 500 miliardë dollarësh të importuara nga Kina do të përballen çdo vit me taksat amerikane. Ndërkohë, Bashkimi Europian është gati të imponojë “tarifa hakmarrëse” si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Amerikës kundër çelikut dhe aluminit të BE-së. Dhe padyshim që edhe tregjet e tjera e kanë kuptuar një situatë shqetësuese.

 

Unë do t’ju evidentoj dhe do t’ju eliminoj

Presidenti amerikan nuk ka aspak frikë nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve tregtare, sepse ai beson se është në anën e fituesve.Amerika ble nga Kina pothuajse katër herë më shumë se sa shet në atë shtet, duke kufizuar mundësinë e Kinës për të vepruar në të njëjtën mënyrë në drejtim të vendosjes së tarifave.

Shtëpia e Bardhë shpreson se kjo do të bëjë që Kina t’i përmbushë kërkesat e vendosura prej saj, disa prej të cilave (reduktimi i vjedhjes së pronës intelektuale të firmave amerikane) janë më të arsyeshme se disa të tjera (reduktimi i deficitit tregtar dypalësh).

Por z. Trump e mbivlerëson fuqinë e tij të bisedimeve. Nëse Kina nuk do të shesë më mallra amerikane për shkak të taksave, ky veprim mund të rrisë më tej tarifat ekzistuese.

Ose mund të krijonte probleme tek firmat amerikane që veprojnë në Kinë. Më e rëndësishmja është se mercantilizmi i Presidentit e verbon atë duke mos e lënë që të shikojë qartazi dëmin që mund t’i shkaktojë vetë Amerikës. Sipas tij, është më mirë që të mos tregtohet fare sesa të drejtojë një shtet me deficit tregtar.

Kjo “marrëzi” nxjerr në pah edhe taktikat e tij ndaj Kanadasë, Meksikës dhe BE-së. Z. Trump mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe të vendosë tarifat ndaj automjeteve. Problemi nuk është se Amerika varet nga tregtia, sepse në fakt, ajo është një zonë mjaft e madhe e tregtisë së lirë për dëmtimin eventual ndaj PBB-së, në vetëm disa pikë përqindjeje më pak. Dhe në fakt, ekonomitë e vogla, të specializuara janë më të varura nga tregtia dhe do të ishin pikërisht ato që do të vuanin më shumë. Një dëm i tillë për familjen mesatare amerikane përkthehet në një kosto ndoshta të papërfillshme. Padyshim që ajo do të kishte ndikim negativ, por jo që të ishte fatal.

Ekonomia e Amerikës njihet për projektimin e iPhone-ve, por jo për montimin e tyre. Makinat dhe avionët e saj i kalojnë shumë herë kufijtë kombëtarë përpara se produkti përfundimtar të jetë gati.

Disa analistë ia atribuojnë presidencën e z. Trump goditjes ekonomike me tregtinë me Kinën, pas vitit 2000. Tronditja që do të shkaktohej nga përmbysja e globalizimit do të ishte po aq e keqe. Sipas një vlerësimi të fundit, humbjet e vendeve të punës në Amerikë nga një luftë tregtare do të shkonin deri në 550,000. Edhe goditja që do të merrte Kina do të ishte e rëndë. Por çdo rregullim i mundshëm do të zgjatej në kohë nga paparashikueshmëria e z. Trump.

Pa e ditur nëse tarifat mund të rriten apo të bien, asnjë kompani nuk do ta mendonte si një veprim të zgjuar investimin në një zinxhir të ri furnizimi. Është shumë e vështirë të imagjinohet një riorganizim i tillë, pa një recesion global. Tarifat e rrisin përkohësisht inflacionin, duke e bërë më të vështirë për bankat qendrore që të zbusin goditjen.

Prandaj tregohuni të kujdesshëm sepse lufta tregtare mund të zhvillohet ende në dobi të ekonomisë botërore. Por nuk duhet harruar se Amerika është motori i rritjes globale me z. Trump, një shofer i rrezikshëm në drejtim të saj./Monitor/

Next Post
NBC news: Dosjet e Sigurimit po rihapin plagët e vjetra në Shqipëri

NBC news: Dosjet e Sigurimit po rihapin plagët e vjetra në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com