• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të ketë koalicion PD-PS? Kadilli: Vetëm vota e shqiptarëve dikton koalicione të tilla. Unë them…

by Java News
02/03/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratës së Gjiknurit të bërë në “Absolut 4” se presidenti Ilir Meta i trembet një marrëveshjeje më të madhe dhe se nuk ka besim te kreu demokrat Lulzim Basha, përfaqësuesi demokrat Fatbardh Kadilli e konsideroi më shumë si një dëshirë të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me të djathtën. Sipas tij koalicionet diktohet nga vota e elektoratit dhe vota nuk mund të denatyrohet.

“Vetëm vota e shqiptarëve mund të diktonte koalicione të tilla, por besimi im është që nuk mund të denatyrohet vota. Ka edhe qeveri minorance. Shumë vende e praktikojnë. Se politika nuk është vetëm ekzekutim, janë kauza që unë i mbroj si në pushtetin lokal apo qendror. Ngushtimi që bën Gjiknuri në këtë rast i përgjigjet dëshirës për pushtet që është e PS që është gati për të bashkëpunuar me të djathtën. Unë do të thosha jo”.

Duke folur për marrëveshjen e firmosur dje me LSI-në, Kadilli theksoi se në të janë rreshtuar forcat që duan ndryshimin qeverisës.

“Koalicioni pazgjedhor mesazh për elektoratin, janë rreshtuar forcat që duan ndryshim qeverisës dhe ky është një mesazh që duhet t’i përcillet elektoratit të jetë e qartë për këdo që ky është koalicioni të largojë Ramën e të sjellë një qeverisje të re. Nuk i lihet më vend asnjë keqpërdorimi të numrave. Ky është koalicioni dhe përballë kemi Ramën dhe nuk ishte vetëm për qeverisjen. Pikat e para kanë të bëjnë me rendin kushtetues. Në Shqipëri është çmontuar një pjesë e kushtetutës ka pas përpjekje për të bërë ndërhyrje deformuese dhe ky koalicion duhet të ketë ambicie të artikulojnë më qartë”.

Për Kadillin ajo që do të bëjë dallimin kur koalicioni opozitar të jetë në qeveri është integriteti qeverisës për të rritur eficencën. Sa u takon mesazheve të ndërkombëtarëve për të kandiduar njerëz me integritet, Kadilli thotë se ato i drejtohen mazhorancës aktuale.

“Nuk do bëjmë shkencë por ajo që bën dallimin është integritetit qeverisës, ata që nuk realizojnë objektivin duhet të largohen. Ne kemi paraqitur kandidatura pa asnjë cen. Ka qenë një rast kur tërhoqëm kandidatin dhe humbëm zonën. Ne jemi tallur e përqeshur pse merremi me kriminelët brenda parlamentit. Mesazhet e ndërkombëtarëve i drejtohen PS-së”.

g.kosovari

Next Post
Nga Gjirokastra tek Shkodra e Lezha/ Qarqet më të goditura nga COVID gjatë 2020-tës

"Shkurti, muaji më i errët i pandemisë"/ Zëri i Amerikës: Ja sa persona humbën jetën në spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In