• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkurti, muaji më i errët i pandemisë”/ Zëri i Amerikës: Ja sa persona humbën jetën në spitale

by Java News
02/03/2021 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, muaji shkurt shënoi të dhënat më negative të pandemisë që nga fillimi i saj në mars të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se numri i viktimave u ngjit në kuotën e 423 personave të cilët humbën jetën në spitale, niveli më i lartë i rregjistruar deri më tani, ose i barabartë me 23 përqind të totalit të përgjithshëm të vdekjeve. Krahasuar me janarin, rritja është prej gati 49 përqind. Ndërsa si mesatare ditore, është akoma më e lartë, për shkak të diferencave mes dy muajve: 6.6 vdekje në ditë në Janar dhe 15.1 në Shkurt. Numri i viktimave është ndjeshëm më i rritur edhe se muaji dhjetor, kur pandemia shënoi një tjetër kulm të saj me 364 persona që kishin humbur jetën.

Gjatë muajit shkurt, vdekjet nga COVID 19 erdhën duke u rritur progresivisht nga java në javë me 79 viktima javën e parë, duke vijuar me 95 në javën pasuese, 114 në javën e tretë e duke u mbyllur me 135 viktima në javën e fundit. Në këtë javë mesatarja e jetëve të humbura ka qenë mbi 18 vdekje në ditë. Në 24 orët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 20 qytetarë: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Gjatë muajit Shkurt edhe rastet e reja u rritën ndjeshëm. Ndërsa testimet u shtuan me 11.7 përqind (108.499 tamponë), numri i atyre që u konfirmuan pozitivë ndaj koronavirusit shkoi në 28.939 të prekur (42.5 përqind më shumë se muaji Janar) ose më shumë se një e katërta e totalit të të prekurve që nga nisja e pandemisë. Mesatarja ditore kapërceu nga 653 të infektuar në Janar, në 1033 të infektuar.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) u rrit ndjeshëm në 26.7 përqind në Shkurt, nga 20.9 përqind që ishte një muaj më parë. Vetëm në Dhjetor, pozitiviteti ishte më i lartë, kur u rregjistrua kuota prej 27.3 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Java e dytë e Shkurtit ishte ajo me numrin më të lartë të rasteve 7561 të prekur, ndërsa në gjysmën e dytë, shifrat erdhën duke u ulur paralelisht me reduktimin e testimeve. Në javën e fundit u rregjistruan 6.646 të prekur me një mesatare ditore prej 949 rastesh, ose 10.7 përqind më pak se java parerendëse (16 Shkurt – 22 Shkurt). Pozitiviteti ishte në nivelin e 25.8 përqind, poshte mesatares mujore. Në 24 orët e fundit u rregjistrua dhe numri më i ulët i rasteve, 764 të prekur. Por duket se kjo shifër i dedikohet më shumë, reduktimit të ndjeshëm të testimeve, 2714 tamponë, ndërkohë që mesatarja javore ka qenë prej 3678 tamponësh në ditë. Për rrjedhojë dhe pozitiviteti në 24 orët e fundit kërceu mbi kuotën e 28 përqind.

 

 

Gjatë muajit Shkurt, një përkeqësim të ndjeshëm pësoi dhe situata në spitale ku të shtruarit thuajse u dyfishuan. Më 31 Janar në të 4 spitalet COVID kishte 343 të shtruar, ndërsa më 28 Shkurt 662 pacientë. Autoritetet e detyruan që gjatë këtij muaji. të vënë në dispozicion dhe tre spitale të tjera rajonale. Po ashtu, shtim të fortë pësuan dhe të sëmurët në gjendje të rëndë. Në fund të Janarit në terapi intensive ishin 13 pacientë, ndërsa 6 të tjerë të intubuar, ndërkohë që në fundit të Shkurtit në terapi intensive ishin 35 pacientë ndërsa 14 të tjerë të intubuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri pasditen e së hënës në të 7 spitalet e vendit ku trajtohen të sëmirët me Koronavirus kishte 659 pacientë nga të cilët 32 në terapi intensive dhe 11 të tjerë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar afro 108 mijë të prekur. Më shumë se 1 e treta e tyre janë ende aktivë. Ndërsa në spitalet COVID kanë humbur jetën 1.816 persona./VOA

g.kosovari

Next Post
Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S'do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In