• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A mund të jetë PD një faktor përmbysës i sistemit të drejtësisë?!

by Aalison Pearse Stevens
05/02/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Prej disa ditësh demokratët janë hedhur në sulm, për të shtyrë me çdo kusht kalimin në parlament të ligjit që do të themelojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Një njësi e cila do të ketë së afërmi detyrën e vështitrë dhe sfiduese të hetimit të korrupsionit të zyrtarëve në vendin tonë.

Opozita po ngulmon në mënyrë të habitshme për të kaluar me shpejtësi një ligj për Byronë e Hetimit, duke synuar mesa duket që të shmangë formatimin e këtij institucioni në konturet e reja finale të reformës në drejtësi, e cila pret përgjigjen nga Komisioni i Venecias në mars. Kjo lëvizje taktike, mesa duket po kërkon të ekspozojë lidershipin demokrat në sytë e amerikanëve, si dhe të krijojë një situatë anormale nesër, kur drafti i reformës do të duhet të përshtatet me një ligj që kalon me nxitim dhe para miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Natyrisht që gjithsecili është i mirëpritur që të japë një dorë në goditjen e korporatës së drejtësisë shqiptare. Madje edhe ata që e krijuan dikur, që e toleruan më pas dhe që e përdorën dje dhe sot, për ta mbajtur sa më larg verdiktin e drejtësisë nga zullumet e politikës.

Në 25 vjet, kemi parë një realitet me dy pamje: nga njëra anë një forcë politike (PD), e cila i dha formën që ka korporatës së drejtësisë dhe nga ana tjetër, një e majtë që deri dje ka qenë thuajse tërësisht e paralizuar dhe e paaftë për ta ndryshuar statu quo-në e shëmtuar të drejtësisë së shitur dhe të blerë me para.

Era e fortë e ndryshimeve që po fryn në këtë pjesë të Europës, afrimi gradual drejt momentit të aderimit në Bashkimin Europian dhe një situatë shqiptare totalisht e dalë boje, në raport me respektimin e shtetit ligjor, janë arsyet që më së fundi duket se do të bëjnë të mundur që padretësia e ngritur në sistem të fillojë të shkërmoqet ngadalë.

Përgjigja më e lehtë e pyetjes që ndodhet në titull të shkrimit, pas këtij parashtrimi, do të ishte se PD nuk e ka më të drejtën historike, që të jetë motivuese dhe shtytëse e procesit të pastrimit të drejtësisë shqiptare.

Por nuk është kështu. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri, ka përmasat e lindjes së një Republike të re. Përmbysja pritet të jetë shumë e rëndësishme, që të mund t’i atribuohet vetëm njërës palë. Në takimin me historinë (e ky i reformës është një i tillë, përtej retorikës së rastit), ka vend për të gjithë. Duhet me domosdo edhe vota dhe vullneti politik i atyre që patën mundësi të bëjnë diçka dhe nuk e bënë, edhe i atyre që preferuan të përfitojnë nga sistemi, e jo ta ndryshojnë atë, edhe i atyre që ndoshta ende mbajnë shpresë se asgjë s’do të ndryshojë dhe se ky vend nuk është gati për një lëvizje kaq të madhe letrash në tavolinë.

Por ama diçka duhet thënë megjithatë në fund: askush nuk meriton të luajë politikë me çmim të ulët, duke kapur papritur në dorë një copë letër dhe duke u bërë befas protagonist, kur për vite me rradhë ka heshtur ose ka bërë sikur nuk ka parë e dëgjuar. Na kurseni spektakle si ky që po shohim këto orë. Demokratë dhe socialistë kanë në dorë të mos prishin më punë, në mënyrë që vonesa të mos zgjatet dhe kostot të mos rriten. Sa për lavdinë dhe dafinat, ato i ka marrë tashmë lumi…

Next Post

Durrës, arrestohet 45 vjeçari, e kishte kthyer shtëpinë në një fabrikë alkoli (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In