• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të jetë karantinimi zgjidhje ndaj një vale të dytë?

by Java News
14/06/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre muajt e fundit kanë qenë një eksperiment global për të provuar nëse ekonomitë moderne të ndërtuara nëpërmjet ndërveprimit shoqëror mund të përputhen me metodat e përballimit të një pandemie.

Rezultatet tani kanë ardhur: bllokimet janë toksike për një botë në të cilën njerëzit udhëtojnë për të punuar, kalojnë tetë orë me kolegët e tyre në zyrë, kalojnë orën e tyre të drekës duke bërë pazar dhe nisen për në mbrëmje në lokale, teatër apo stadiume.

Britania vendosi kufizime të rrepta deri në fund të marsit. Në fund të muajit prill, sipas vlerësimeve nga zyra për statistikat kombëtare, ekonomia ishte tkurrur me 25%.

Pak nga pak, kufizimet po hiqen, por jeta nuk do të kthehet në normalitet.

Rimëkëmbja do të jetë edhe më e ngadalshme në rast të një vale të dytë të infeksioneve. Numri i rasteve të reja ka qenë në një trend rënieje për javë të tëra, si rezultat i karantinës së ashpër në Mbretërinë e Bashkuar, por cdo të ndodhë në vjeshtë, kur pritet të vijë vala e dytë? A do të imponojë qeveria një sërish një karantinë?

Përgjigja është: Sigurisht që jo. Çmimet e aksioneve u rrëzuan në fazat e hershme të krizës sepse investitorët kuptuan se masat e marra për të kontrolluar pandeminë do të rezultonin në fitime shumë më të dobëta për korporatat. Tregjet më pas u rikuperuan shpejt sepse lehtësimi i parakohshëm i kufizimeve ngriti shpresat për një recesion në formë V. Por tregjet ndërruan mendje pas një rritje të rasteve të reja Covid-19 në një numër të shteteve të SHBA, kryesisht në jug. Qyteti i Houston-it në Teksas po shqyrton mundësinë që edhe njëherë t’i porosisni njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Një mbyllje e pjesshme është vendosur në Pekin pasi qyteti raportoi rastet e para të Covid-19 në pothuajse dy muaj.

Kjo ka të ngjarë të jetë shablloni për muajt në vazhdim: një karantinim i lokalizuar dhe jo një ndalim i përgjithshëm i veprimtarisë. Udhëheqësit politikë do të jenë të kujdesshëm për të vendosur përsëri bllokime të plota, dhe ata kanë të drejtë të jenë të kujdesshëm.

Numri i vetëvrasjeve është rritur. Rastet e dhunës në familje janë rritur. Shëndeti mendor është përkeqësuar. Shifrat e papunësisë brenda kësaj jave do të ilustrojnë koston njerëzore të një rënie prej 20.4% të prodhimit kombëtar në vetëm një muaj. Totali i të papunëve po shkon për 3 milion këtë verë, pavarësisht se një e treta e fuqisë punëtore aktualisht paguhet nga qeveria.

Siç theksoi Instituti për Studime Fiskale javën e kaluar, kriza ka thelluar ndarjet klasore, etnike, gjinore të Britanisë. Të rinjtë janë grupi më pak i mundshëm demografik që të infektohet me Covid-19, por ata janë veçanërisht të goditur nga karantinimi. Kostoja e mbylljes së shkollave për të gjithë fëmijët, por veçanërisht për ato nga familjet e varfëra, është e lartë. Grupmoshat 18-24 ka të ngjarë të përfundojnë të papunë.

Imponimi i të rinjve ndaj një karantinimi të dytë do të ishte problematik. Ata duan të punojnë, të takojnë shokët e tyre, të shkojnë në demonstrata, të argëtohen. Ata e dinë që janë me rrezik të ulët dhe do të bëjnë analizën e tyre kosto-përfitim. Shumë nuk do të pajtohen, duke vendosur se Covid-19 është një rrezik që ata janë të gatshëm ta pranojnë.

Kjo nuk është një filozofi e keqe, sepse derisa të gjendet një vaksinë, ka një zgjedhje. Secili prej vendeve duhet të ndjekë një qasje lokale të gjurmimit të kontakteve të infektuar dhe të imponojë karantinë lokale, në vend që të detyrojë karantinim të përgjithshëm të veprimtarive. Kostot ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore të mbylljeve të plota janë shumë të larta dhe në një farë mënyre duhet të mësojmë të jetojmë me Covid-19.(The Guardian)

Next Post
Shkencëtarët po shpikin maska që zbulojnë nëse jemi infektuar nga koronavirusi

COVID 19/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Duhen teste seriologjike në masë, të kuptohet përhapja reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

December 27, 2025
Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

December 27, 2025
“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

December 27, 2025
E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

E çuditshme/ Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

December 27, 2025
Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan, qëllon vajzën 13-vjeçare dhe kryen vetëvrasje! Zbulohet shkaku..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com