• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të ngjallet ndarja e Kosovës në Tiranë?

by Ben Andoni
08/05/2019 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për momentin është e vështirë të flitet ose në pak kohët e ardhshme për ndarjen e Kosovës. Ose të gjitha eufemizmat që në thelb kishin ndarjen. Samiti i ditëve të fundit në Berlin i dha një goditje të fortë këtij plani, por ndryshe nga çfarë besohet ende jo idesë. Presidenti kosovar Hashim Thaçi me gjuhën e tij të ngatërruar dhe me prononcimet shumë konfuze më shumë e ngatërroi idenë sesa i dha jetë. Kurse, z. Vuçiç me forcën e tij të gjykimit ndaj korrigjimit, por edhe me atë që besohet të idesë, nuk mundi ta shtynte më shumë. Arsyetimi i këtij të fundit ishte shumë më i pranueshëm para palës serbe lidhur me kufijtë, por jo për partnerët evropianë.

Presidenti serb vazhdon të luajë kartën e viktimës, duke pretenduar se ai është i zgjedhuri i madh me tagrin e vështirë për të zgjidhur një herë e përgjithmonë “nyjën e Kosovës”, në mënyrë që brezat e ardhshëm të serbëve të mund të jetojnë në paqe. Jo rrallë prej tij është artikuluar mendimi pragmatist se është më mirë të fitosh diçka sesa të humbasësh gjithçka. Fjalët e Vuçiç nënkuptojnë se procesi që do t’i japë udhë bisedimeve përfundimtare Kosovë-Serbi do kenë sërish zhvillime.

Nga ana e tij presidenti kosovar në Tiranë (8 Maj 2019) ka treguar lojën, që zakonisht liderat shqiptarë bëjnë ndaj Brukselit, duke përmendur bashkimin por edhe padrejtësitë historike. “Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, që nga ana e tij në të gjithë procesin është përfolur në Kosovë për mbështetjen e pakët. Në fakt ka edhe një element që e ka prishur planin Vuçiç-Thaçi për kufirin dhe kjo lidhej me përfaqësimin. Serbia ka sistem direkt të zgjedhjes së presidentit ndërsa Kosova është republikë parlamentare, që e bën asimetrik tagrin e dy presidentëve.

Kjo e bëri Vuçiç, që pak muaj më parë gjatë fjalimit të tij në Kosovën e Veriut vërtetë kërkoi pajtimin midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu vlerësoi ish-diktatorin serb Slobodan Millosheviç (!!), duke treguar se ende e ka vështirë të realizojë një fjalim i cili mund të jetë i besueshëm që nga fillimi deri në fund për Perëndimin.

Interesant është se në të gjithë këtë proces roli i kryeministrit Rama dhe mënyra sesi po përdoret njohuria e tij për ndryshimin e kufijve dhe atë që është folur mes Vuçiç dhe Thaçit. Paçka se kryeministri është treguar i matur duket se lidhja është shumë më e thellë dhe në ditët në vazhdim do artikulohet hapur ajo që fshihet nga sytë e të gjithëve dhe që njerëzit ende besojnë se është produkt i treshes Vuçiç-Thaçi-Rama.

Tirana me gjithë investimin e saj për Kosovën nuk e ka forcën të bëj gjëra që lidhen me problematika të Kosovës. Tirana, sot e kësaj dite, nuk i është përmbajtur disa prej propozimeve kryesore të marrëveshjeve ashtu si nuk e ka lehtësuar qasjen ekonomike të Kosovës në Shqipëri. Por, Shqipëria në të ardhmen mund të luajë rol, kuptohet kur të stabilizohet pas kaosit politik, në një formë që të eksportojë problematikën e saj me investimin për marrëveshjen e Kosovës.

Një nga format është negocimi ose ajo që lidhet me marrëveshjen që bëri vite më parë Belgjika dhe Holanda, lidhur me një gadishull të vogël rreth 14 hektarë në lumin Maas në Holandë. Ndryshimi kishte karakter thjesht pragmatik, Belgjika pas drejtimit të lumit Maas gjatë viteve 1960, nuk e menaxhonte dot këtë copëz toke, që ishte bërë një strehë e sigurt për tregtarët e drogës dhe kriminelët. Ndërkohë që Belgjika mori në shkëmbim diçka tjetër. E theksojmë se ishte copëz, kurse të dy vende kanë një marrëdhenie të shkëlqyer.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë flitet për dy zona që janë jetike për të dy vendet. Veriu i Kosovës, pjesa e propozuar, ka fuqi ekonomike prej aseteve për republikën e re, kurse Jugu i Serbisë është i rëndësishëm për Beogradin pasi kalon Korridori 10. Pra, është e lehtë të kuptohet se të dy vendet nuk e kanë inincuar ndarjen, paçka çfarë thonë zyrtarët e tyre.  Për më tepër, as Kosova dhe as Serbia nuk drejtohen nga institucione, që mund të bëjnë hapa të mëdha, pasi mungon vullneti i mirë dhe respekti institucional. Tirana thjesht mund të inincojë ndryshime që lehtësojnë vazhdimin e dialogut në këto kushte, ku Serbia bërtet për taksën, ndërsa Kosova për pengimin e saj në të gjitha proceset. Por sa të mundur e ka pala shqiptare në kryeqytet? Në Tiranë mund të flitet për projektet e ardhme mes Kosovës e Serbisë, por vetë Shqipëria është e pafuqishme të flasë për të ardhmen e lidhjeve Kosovë-Serbi, fati i të cilës duket se do të zgjidhet tej Evropës. (Javanews)

 

Next Post
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

(Procedurat) Fondet te "e-Albania"/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In