• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

by Java News
08/05/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali qeveritar ‘e-Albania’ bën të ditur se këtë vit aplikimi i fermerëve për fondet e skemës mbështetëse kombëtare mund të bëhet direkt përmes portalit e-Albania, nga shtëpia, duke klikuar shërbimin elektronik: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12513&fbclid=IwAR2ttobG-HHHr9EPYrJdXtS-xWp_dfy1df17P-Q8DOs_SjRV9w_CqVphf3A

Njoftimi shoqërohet me një video-tutorial ku shpjegohet hap pas hapi procesi i plotësimit online të formularit të aplikimit.

https://www.facebook.com/ealbania/videos/437843710329437/

Aplikim për Skemat Kombëtare

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemat Kombëtare” ju mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare.

Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania për përfitim nga skemat mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin (në bazë NIPT) që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elektronikë në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Aplikimi për skemat mbështetëse do te bëhet on-line për masat si më poshtë:

1-Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.

2-Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.

3-Mbarështim i bletarisë me 1 000 (njëmijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

4-Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje. Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:

– faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas;

– të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të përpunuara.

5-Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale. Kur kultivari është autokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individual të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, të jetë:

– deri në 0.5 ha, me 100% të vlerës për ha;

– mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë) të rritet me 25% të vlerës për ha;

– mbi 50 -10 ha (5 ha e tretë), të  rritet me 50% të vlerës për ha;

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, për aplikuesit me status SHBB:

– 3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës për ha.

5.1-  Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/degraduara në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/ha.

6-Përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.

Dokumentacioni i nevojshëm

– NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit) – i nevojshëm për t’u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës

–  Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

–  Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Skemat Kombëtare”;

–  Klikoni butonin “Përdor”;

–  Plotësoni formularin elektronik mbi bazën e vetëdeklarimit dhe klikoni “Dërgo”;

Kostot

Pa pagesë (Scan)

Next Post
Kryetari i Bashkisë së Lezhës futet te pronat e qytetarëve

Kryetari i Bashkisë së Lezhës futet te pronat e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com