A kishte Zoran Xhinxhiç plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq në një intervistë për “Zërin” ka pranuar se ish-kryeministri serb, Zoran Xhinxhiç ka pasur një iniciativë për Republikën e Kosovës. Jovanoviq, i cili ishte njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit të ndjerë të Serbisë ka thënë se, Xhinxhiç ishte në dijeni se çdo marrëveshje që mund të arrihej atëherë do të ishte më e mirë se ajo që ne mund ta arrijmë në të ardhmen dhe se çdo vonesë rrezikon në mënyrë të barabartë interesat e Serbisë.
“Njerëzit i duan mjaft thashethemet, iu pëlqen t’i përhapin ato, i zmadhojnë dhe i kthejnë në mite. Iniciativa e Zoranit lidhur me Kosovën ishte mënyra që edhe kjo çështje të merrej nga duart e nacionalistëve dhe populistëve, të cilët përmes Kosovës për dekada të tëra e kanë mbajtur Serbinë të stagnuar dhe e kanë penguar për t’u transformuar në një shoqëri moderne evropiane. Rreth kësaj nisme, sot paraqiten mitet më të zakonshme dhe spekulimet e gabuara, duke përfshirë teorinë çmendur se Zorani u vra në një komplot të fuqive perëndimore për shkak të pretendimeve nacionaliste”, ka thënë ai.









