• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A kemi krimin që meritojmë?!

by Ben Andoni
19/04/2023 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Fushata e zgjedhjeve e ka “fashitur” deridiku shqetësimin publik për krimin, por ky i fundit nuk do t’ia dijë aq shumë, sepse i ka sinoret e veta. Atëherë kur se ke mendjen, ai të tregon se di të kafshojë bajagi, siç ndodhi në rastin e fundit në Shëngjin dhe si do të ndodhë me shumë gjasa sërish. Çfarë lloj krimi është ky? Pse vriten shqiptarët? Një përgjigje e kemi nga ajo që shprehte në kohën e tij Robert Kennedy, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve dhe politikan demokrat:“Çdo shoqëri mbart llojin e kriminelit që meriton. Dhe, çka është po aq e vërtetë është se çdo komunitet merr atë lloj zbatimi të ligjit për të cilin insiston”. Më qartë s’ka.

Në një statistikë të dhënë nga Kryeministri Rama, lidhur me situatën kriminale, bëhet me dije se: numri i vrasjeve në Shqipëri gjatë vitit 2022, shënonte një rënie prej 30%, krahasuar me një vit më parë dhe se kjo shifër është më e ulëta gjatë këtyre dekadave postkomuniste. Po ashtu, kryeministri ka thënë se përballemi me “realitetin e rënies së kriminalitetit”, që duket pak e ekzagjeruar. Ashtu si merret me mend, Rama ia njeh këtë qeverisjes së tij. Edhe pse një pjesë e shqiptarëve janë jashtë vendit dhe krimet e tyre referohen në vendet ku jetojnë.

Shqetësues është fakti, larg statistikave, që krimi qëndron disa hapa para fuqisë së shtetit. Do i duheshin kohë strukturave të policisë të kuptonin se sofistikimi i krimit kishte kapur deri ndjekjen e policisë dhe të gjithë grupimeve të tjerave, me përhapjen e kamerave të sigurisë kudo në vend. Sot, ky operacion, që është harruar nuk është thënë sesi mbaroi apo se deri ku shkoi dhe ku ishin rrënjët e organizimit të tij. I ishte dhënë një afat 100-ditor drejtuesit të lartë të policisë për të zbardhur diçka për fatin e një shumë të kërkuari Evis Martinit, por ja ku jemi dhe kaq shumë kohë më pas dhe jo vetëm që s’ka përgjigje për fatin e tij, por edhe më shumë akoma kemi abuzime që lidhen me grupe dhe që botohen pa asnjë kufi në media duke bërë dhe gjeneza të krimit që na shpalosin një pamundësi reagimi dhe bote të errët. A është krimi një realitet, që nuk mund të mposhtet tashmë? Me sa duket po. Çfarë do të donim (?), ne si publik, se kemi më mundësinë dhe forcën ta përballim. I vetmi ngushëllim mbetet se vetë demokracia ia ka gjetur edhe kësaj një ide, madje qysh një shekull më parë.  Një nga sociologët e njohur të kësaj fushe, Durkheim, pohonte se: “krimi nuk është vetëm normal për shoqërinë, por është i nevojshëm. Pa krim nuk mund të kishte evolucion në ligj. Nëse shoqëria do të përparojë, çdo person duhet të jetë në gjendje të shprehet”.

Ndoshta nga niveli i shprehjes së individit dhe respekti për kufijtë e artikulimit, atje ku lejohet dhe ku nuk mundet, ndoshta gjen hapësirën e vet krimi për t’u imponuar dhe mbi të gjitha duke u përpjekur të ketë sa më pushtet drejtimi dhe fuqi ekonomike, që tek ne e merr pa ndonjë mundim të madh prej informalitetit të madh.

Por, a duhet të mësohemi me krimin? Me sa duket po. Nëse në socializëm, ai ishte më i fshehur dhe dënimet ishin gati drakoniane, në demokraci, qysh prej atyre të lashtave në gojën e Durkheim përcillej se: “Nuk ekziston asnjë popull, morali i të cilit nuk cenohet çdo ditë. Prandaj krimin duhet ta quajmë të domosdoshëm dhe të deklarojmë se s’mund të jetë inekzistent, pasi kushtet themelore të organizimit shoqëror, siç kuptohen, e nënkuptojnë atë logjikisht”. Fjalë që të trandin dhe të tmerrojnë, por që janë realitet edhe pas një shekulli. Madje, edhe kërkesa e vazhdueshme për dënime të ashpra, duket se nuk bëjnë punë, pasi po kaq ashpërsohet edhe e keqja. Politologia Hannah Arendt, në një nga vëzhgimet e veta, tek epilogu i “Eichmann në Jerusalem” do shkruante: “Asnjë dënim nuk ka pasur ndonjëherë fuqi të mjaftueshme parandaluese për të mos lejuar kryerjen e krimeve:. Dhe,  që në logjikën e saj krimi përsëritet edhe më shumë sido i ashpër të jetë dënimi. A jemi të përgatitur për këto lloj vrasjesh dhe këtë dhunë sociale, që e shpalosin shumë individë? Ende. Por, nga koha në kohë, ndoshta përgjigjen do ta japë, ajo qeveri që do t’i lerë pa punë objektet e njerëzve të krimit, që do të thotë hapje vende pune dhe rritje të nivelit ekonomiko-social. Kjo është sfida e vetme ndaj krimit, por edhe për demokracinë, që mund të tregojë politikën dhe jo statistikat. Me pak fjalë, t’ia heqim pak e nga pak qytetarinë krimit tonë, me qytetarinë e jetës dhe rritjen e nivelit ekonomik. A nuk kemi vallë krimin, që meritojmë?! (Javanews)

 

 

Next Post
“Janë tanët”/ PD e Berishës merr përsipër çdo person që sulmohet apo vritet

"Janë tanët"/ PD e Berishës merr përsipër çdo person që sulmohet apo vritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Edi Rama duhet ta trajtojë Veliajn si kundërshtar politik, jo si një kalama që duhet edukuar

October 30, 2026
Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

October 30, 2026
Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

October 30, 2026
Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

October 30, 2026
Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

October 30, 2026
Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

October 30, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

October 30, 2026
“Siç bëmë edhe me TikTok-un…”- Rama: Do nisim konsultimet për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit! Në diskutim mosha, 16 apo 18 vjeç

“Siç bëmë edhe me TikTok-un…”- Rama: Do nisim konsultimet për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit! Në diskutim mosha, 16 apo 18 vjeç

October 30, 2026
Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

October 30, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In