• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

by A R
02/07/2026 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet e dyta në Europë për peshën e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin e brendshëm, duke lënë pas Islandën dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 105% e konsumit bruto të energjisë elektrike në vend u mbulua nga burime të rinovueshme, një tregues që nënkupton se gjatë vitit vendi prodhoi më shumë energji të gjelbër sesa konsumoi. Më mirë se Shqipëria renditet vetëm Norvegjia me 114%, ndërsa Islanda vjen e treta me 102%.

Eurostat theksoi se “Vendet e EFTA-s, Norvegjia dhe Islanda, si edhe vendi kandidat Shqipëria, prodhuan në vitin 2024 më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme sesa sasia totale e energjisë elektrike që konsumuan. Për këtë arsye, pjesa e energjisë së rinovueshme rezulton mbi 100%.Në disa raste, ky efekt vjen nga fakti se prodhimi ishte më i lartë se konsumi dhe vendi ishte eksportues neto, si në rastin e Norvegjisë. Në raste të tjera, pjesa reale mund të jetë 100%, por normalizimi i prodhimit hidroenergjetik e çon treguesin në një nivel më të lartë, si në rastin e Islandës dhe Shqipërisë”.

Pozicioni i Shqipërisë lidhet me dominimin pothuajse të plotë të hidrocentraleve në prodhimin vendas të energjisë elektrike. Viti 2024 u karakterizua nga kushte të favorshme hidrike, duke rritur prodhimin vendas dhe duke mundësuar eksporte të energjisë në periudha të caktuara të vitit. Megjithatë, kjo performancë pasqyron edhe varësinë e lartë të sistemit energjetik nga reshjet, çka bën që në vitet me thatësirë vendi të detyrohet të rrisë importet e energjisë.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kryeson me diferencë. Mali i Zi renditet i dyti me 66%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka 32%. Serbia mbulon vetëm 13% të konsumit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, duke reflektuar varësinë e saj nga termocentralet me qymyr.

Të dhënat janë pjesë e raportit më të fundit të Eurostat për statistikat e energjisë së rinovueshme, i cili tregon se tranzicioni energjetik në Bashkimin Europian vijon të përshpejtohet. Në vitin 2024, 47.3% e konsumit bruto të energjisë elektrike në BE u mbulua nga burime të rinovueshme, nga 45.3% një vit më parë. Krahasuar me vitin 2004, kur kjo peshë ishte vetëm 16.2%, pjesa e energjisë së gjelbër është pothuajse trefishuar.

Austria mbetet lideri i Bashkimit Europian me 90% të energjisë elektrike të konsumuar që vjen nga burime të rinovueshme. Pas saj renditen Suedia me 88% dhe Danimarka me 80%. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Malta me vetëm 10%, Çekia me 20% dhe Luksemburgu me 20%.

Eurostat vëren se rritja e prodhimit të energjisë së rinovueshme është mbështetur kryesisht nga investimet në energjinë diellore dhe atë të erës. Vetëm gjatë vitit 2024, prodhimi nga panelet fotovoltaike u rrit ndjeshëm në shumicën e vendeve të BE-së, ndërsa kapacitetet e reja të turbinave me erë vazhduan të shtohen, duke kompensuar pjesërisht luhatjet e prodhimit hidroenergjetik në disa vende.

Në nivel europian, era është tashmë burimi kryesor i energjisë elektrike të rinovueshme, duke përbërë rreth 39% të prodhimit të gjelbër. Hidrocentralet zënë rreth 30%, energjia diellore 22%, ndërsa bioenergjia rreth 6%. Krahasuar me një dekadë më parë, energjia diellore është burimi që ka shënuar zgjerimin më të madh, falë uljes së kostove të teknologjisë dhe politikave të mbështetjes për investimet.

/Marrë nga Revista Monitor

Next Post
Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In