• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka vlerë të bëhesh qytetar nderi?

by Mustafa Nano
20/06/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Le të bëjmë pak histori. Më 16 shtator 1997, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ndodhi një përplasje mes Azem Hajdarit e Gafur Mazrekut. Sa prova force janë bërë në atë foltore, aq të mira qofshin! Dhe kjo mes Mazrekut e Hajdarit shkoi deri në ekstrem. Fillimisht ishte një kapje me duar. Çdo kapje me duar mes deputetësh e bën me turp një parlament. Por jo parlamentin shqiptar. Aq më pak Hajdarin e Mazrekun. Përkundrazi, ajo ndeshje fizike u kishte hije këtyre të fundit, të cilët veç te dhuna e kishin mendjen. Atë copë herë ata u vunë në një garë me sho-shoqin për të pushtuar foltoren. Asnjëri prej tyre nuk donte ta lëshonte. Braktisja e foltores do të ishte për secilin prej tyre baras me një turpërim publik. Dhe prandaj të dy ngulnin këmbë për të mos i hapur rrugë tjetrit.

Por në fund, Mazreku ndjeu se doli i humbur nga ajo histori. I zhburrëruar. Ndoshta sepse Hajdari e fitoi ballafaqimin fizik. Ndoshta sepse Hajdari mund t’i ketë thënë ndonjë fjalë të rëndë në atë rrethanë. Mazreku duhet ta ketë vuajtur shumë atë situatë. Dhe për ta “barazuar rezultatin”, pak më vonë, në të njëjtin vend, d.m.th. në Parlament, Mazreku nxori armën dhe shtiu. Mbi Hajdarin ranë tre plumba. Pas kësaj, Mazreku dënohet me 11 vjet burg. Bëri pesë vjet, dhe e nxorën nga burgu me anë të një amnistie. Pas burgut nuk jetoi gjatë. As Azemi nuk jetoi gjatë pas atij atentati.

Por as njëri, as tjetri nuk janë harruar. Azemi po se po. Por edhe Mazrekun nuk e harrojnë. Ja, këto ditë, kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, përfaqësues i Partisë Socialiste, i është drejtuar Këshillit Bashkiak me kërkesën për ta shpallur Gafur Mazrekun “Qytetar Nderi”. Motivacioni është bajagi interesant: “Gafur Mazreku ka qenë një personalitet intelektual i shquar për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”. Ok, kontributin ia kanë lokalizuar, por vlerat ia kanë bërë universale. Sepse e kanë konsideruar një intelektual të shquar.

Tani, unë nuk dua të më marrin për një njeri që ka qejf t’u japë goditje të shkretëve. E kam bërë këtë më se një herë, por nuk e kam bërë, ngaqë kam qejf t’i godas njerëzit pas vdekjes. Ndonjëri mund ta ketë marrë kështu, por nuk është hiç kështu. Nuk ka se si të jetë kështu. Pasi unë nuk qortoj personat. Qortoj personazhet. Qortoj çfarë ata kanë përfaqësuar. Dhe çfarë ata kanë përfaqësuar nuk është një problem i familjeve të tyre, i qytetit të tyre, i partisë së tyre. Është një problem i të gjithëve. Siç është problem i të gjithëve edhe qëndrimi i publikut apo i institucioneve, ndaj tyre.

Le të rrimë te figura e Gafur Mazrekut, të cilin po tentojnë ta shpallin qytetar nderi. Ky është një gjest absurd. Nuk legjitimohet me asnjë logjikë. Mazreku mbahet mend veç për një gjë: ka shtënë me armë në mes të Parlamentit. Donte të vinte drejtësi (drejtësi, sipas mendjes së tij) me anë të vetëgjyqësisë. Dhe ky është një zakon i egër i yni. Përsëris: Të vësh drejtësi me vetëgjyqësi është një zakon i egër i yni. As që duhet të na shkojë në mendje ta bëjmë këtë gjë. Dhe as që duhet të na shkojë në mendje t’i nderojmë ata që e kanë bërë. Ndryshe, gënjejmë veten kur themi se duhet të shkojmë në Europë. Me gjeste të tilla nuk shkojmë kurrë në Europë. Thjesht mbetemi aty ku jemi, d.m.th. në shekujt e shkuar të historisë sonë.

Një sugjerim për deputetët, të mazhorancës e të opozitës, të cilët kanë reaguar njësoj kundër nismës së kryebashkiakut të Hasit. Hiquani organeve të administratës lokale të drejtën për të shpallur qytetarë nderi! Dhe shfuqizojini të gjithë titujt e nderimet që janë bërë deri më sot prej këshillave komunale! Janë tituj që kryesisht janë shpërndarë mbi bazën e kritereve partiake. Janë tituj që u janë dhënë klientelave politike. Janë tituj që janë shpërndarë si qoka apo për një karshillëk. Për të gjitha këto arsye, janë tituj që as ia vlen të t’i japin. Janë tituj krejt pa vlerë.

Next Post
Muxhahedini iranian mbytet në liqen, polumbarët vijojnë kërkimet

Muxhahedini iranian mbytet në liqen, polumbarët vijojnë kërkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”- Trump reagon pas tensioneve në Evropë: Po flas me të, e njoh mirë!

September 5, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

September 5, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

“Vapa po ikën me Gushtin”, mot i kthjellët në të gjithë territorin ditën e sotme!

September 5, 2026
Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com