• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka mbetur jetim imazhi i Ismail bej Qemalit edhe në Demokraci?!

by Ben Andoni
29/09/2019 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dy kulmime simbolike të figurës së Ismail Bej Qemalit në dekadën e fundit. E para është kur u shpall konkursi për realizimin e shtatores së tij në nder të 100-Vjetorit të Pavarësisë. Pa e shpjeguar me detaje, konkursi dështoi dhe politika shqiptare bëri zgjidhjen më pragmatiste të mundshme. Nxori nga Muzeu Kombëtar veprën klasike të Odhise Paskalit, dekanit historik të skulpturës shqiptare dhe e vendosi diku në Bulevard. Shtatorja e Ismail bej Qemalit përgatitur për interier nuk shkon me eksterierin, ku tashmë është i fiksuar e futur në një si skutë përballë lëbyrjes që shkakton Hotel “Rogner”. Mënyra sesi është sajuar bazamenti e humbet krejtësisht figurën e tij dhe për një vizitor, ai mbetet një simbol i zakonshëm i qytetit. Më pak fjalë, Babanë e Pavarësisë e eklipson komplet lulishtja por edhe sajesa. Deri sa ikën Demokratët nga pushteti, askush nuk u kujtua ta riparonte këtë gabim bajagi të madh. Ekipi i ri i bashkisë, nuk mundi të gjente një zgjidhje apo të ininconte diçka me Minstrinë e Kulturës. Mungonin sheshet? Jo. Mungon realisht interesi për të…

Ndërkohë, deri në ditën e 100-Vjetorit të Pavarësisë, struktura funebre që mbarte trupin e tij ishte pothuaj e harruar dhe shumë vizitorë në Vlorë as nuk e dinin që ai ishte në atë lulishte aspak të mbajtur dhe të kthyer në vend, ku kalonin kohën e lirë moshat e treta dhe në fund të lojës e kishin kthyer vendin përreth një objekt social shumëdimesional. Më “të kujdesshmit” i kishin hequr dhe shkronjat strukturës, e të mos mjaftonin këto edhe data e Lindjes dhe e Vdekjes të kryeministrit të parë, ishin të shkruara gabim.

Kryeministri i ri Edi Rama gjeti një moment të mirë për ta bërë institucion shtetëror figurën e tij. Vendimi i parë i qeverisë së tij ishte që çdo zyrë shtetërore do të ishte e pajisur me imazhin e Atit të Pavarësisë, në vend të imazhit të përvuajtur të presidentit të asokohe, Bujar Nishani. Ngërçi i krijuar ishte disi absurd, por edhe i padebatueshëm përveç Opozitës që zgjodhi ta mbante imazhin e presidentit (zgjedhur prej saj), ndërsa i shtoi tek-tuk nga halli edhe atë të Ismail Qemalit. Pas kësaj, nderimi protokollar i Ismail Qemalit u arkivua dhe qeveria Rama iu derdh punëve të tjera, që në mandatin e parë bëheshin me një zhurmë të madhe, shoqëruar me propagandën që e shumëzonte çdo gjë disafish. Vetëm se këtë herë, Ismail Qemali do të harrohej sërish, madje këtë herë edhe më hidhur, sepse dukej ashtu si jetim në zyrat luksozë të ministrave të rinj. Askush nuk do t’i kthehej më monumentit të tij.

Vlonjatët do ta merrnin vetë në dorë simbolikën e tij. Instituti “Ismail Qemali” dhe sidomos drejtuesi i tij, Bujar Leskaj, herë në bashkëpunim me komunitetin, disa herë personalisht do të ngrinte buste dhe do t’i shpërndante kudo në Lumin e Vlorës, por edhe jashtë rrethit. Po a do mjaftonin këto? Për Leskaj, kjo nuk ia vlen të përmendet. “Ne e bëjmë për një burrë që na shënjoi pavarësinë”, do të thoshte ai duke vazhduar përpjekjen që ai të vendoset kudo.

Dhe, qeveria…. Nëse Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave nuk do të ndërmerrnin disa aktivitete, ky vit (2019) mund të quhej jo si viti i Ismail Qemalit, shënjuar nga qeveria pasi në fakt nuk e përmbushi dot, por viti i kujtdo… Qeveria Rama nuk mundi dot ta bënte nderimin e tij me të gjithë tagrin që meritonte, apo që të vendoste një balancë me figurat e tjera që ka mundur të nderojë qoftë edhe përmes përfoljeve të shumta kryeministri.

Ismail Qemali, gjithnjë u ka bërë hije politikanëve shqiptarë. Jo më shumë prej aktit të madh që realizoi bashkimin e shqiptarëve, por prej mënyrës sesi i trajtoi kundërshtarët e vet. Jo më kot, ata e lanë të mbytej në fatin e tij të keq. Diktatura kaloi në teprim, pasi u mundua gati ta minimizonte rolin e tij, thjesht prej faktit se një nga datëlindjet e tij të supozuara ishte në 16 Tetor, ditëlindja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, “Babait të ri të Kombit”. Ky i fundit shkoi edhe më tej ose më saktë instrumentet e tij. I hoqi dhe titullin bej, që ta çonte deri në fund eksperimentin socialist të ndryshimit të personazheve të historisë. Ismail Qemali, me këtë rast, do ishte një personazh i zakonshëm, që njerëzit e zakonshëm e kujtonin, por që nuk e dallonin dot nga simbolikat e tjera të fuqishmë të Socializmit.

Demokracia ndoqi rrugën e Diktaturës, në një anë, pasi e ka vendosur sërish në një si mënjanim për t’i lënë vend figurave të tjera, si Ahmet Zogu dhe lloj-lloj personazhesh që mbushin sheshet tona por që nuk mund të krahasohen me simbolikën e madhe, që prezanton ai.

Me sa duket, fati i Ismail bej Qemalit ka qenë i shënjuar me fatin e shqiptarit të mirë, atij që kinse e vlerësojmë por e harrojmë diku, ngaqë kemi turp për atdhedashurinë dhe ndjenjat që ne i kemi flakur prej kohësh, në emër të rendjes për modernitet dhe përshtatje. Dhe, kështu, imazhi i Ismail bej Qemalit është ende jetim, por tashmë edhe në Demokraci…kur gjoja jemi shkëputur nga komplekset tona të së shkuarës. (Homo Albanicus)

Next Post
Barcelona/Mesazhi i Piques zbulon tensionet mes lojtarëve dhe bordit

Barcelona/Mesazhi i Piques zbulon tensionet mes lojtarëve dhe bordit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In