• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A ka Kosova strategji për t’u ballafaquar me lobimin e Serbisë?

by Java News
04/04/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia është angazhuar në vazhdimësi në një fushatë intensive lobimi kundër njohjeve ndërkombëtare dhe kundër pranimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kjo fushatë e lobimit kundër shtetit të Kosovës, është intensifikuar edhe më shumë vitet e fundit. Në fundin e muajit mars të këtij viti, shteti i Serbisë ka angazhuar një kompani amerikane për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet e Serbisë, kanë nënshkruar kontratë me kompaninë Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Siç thuhet në një dokument zyrtar që është paraqitur në Departamentin amerikan për Drejtësi, kjo kompani do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal” që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.

Në këtë dokument të publikuar nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA), që është kontrata midis kompanisë në fjalë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Serbisë, nuk tregohet se sa është shumë që Serbia do të paguajë për shërbimet e kësaj kompanie.

Por, mediat në Beograd citojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas tyre, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për marrëveshje lobimi, por për bisedimet me këtë kompani rreth procedurave të arbitrazhit kundër Prishtinës në lidhje me tarifën doganore 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës po e zbaton ndaj importeve nga Serbia. Vuçiq, citohet të ketë thënë se Beogradi kishte zgjedhur pikërisht një kompani e cila ka seli edhe në Bruksel dhe Paris, përveç Uashingtonit.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me lobimin në Uashington”, citohet Vuçiq.

Por, pavarësisht se çfarë marrëveshje është lidhur me këtë rast, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në shumë raste ka deklaruar se ai punon pa ndërprerë në lobimin kundër njohjeve të Kosovës apo edhe në lobim për t’i bindur shtetet e caktuara që t’i tërheqin njohjet.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me aktivitetin diplomatik të Kosovës në kuadër të lobimit, qoftë ai për njohje të reja apo për anëtarësime në organizata e mekanizma ndërkombëtarë.

Kurse, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani-Sadriu, thotë se lobimi i pandërprerë i Serbisë, po e dëmton Kosovën në arenën ndërkombëtare. Deputetja e LDK-së, tha për Radion Evropa e Lirë se problemi themelor në mosfunksionimin dhe mossuksesin e diplomacisë kosovare, qëndron te, siç tha ajo, keqpërdorimet që kanë ndodhur me paratë që janë ndarë për lobim.

Sipas saj, politika e jashtme e Kosovës nuk duhet të jetë e çakorduar në qëndrime, sidomos sa i përket çështjes së kufirit, pasi kjo çështje e ngritur edhe në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, sipas deputetes Osmani-Sadriu, e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Në shumë raste, këto mjete janë shfrytëzuar për avancimin e personave të caktuar dhe jo për avancimin e interesave të Kosovës. Dhe natyrisht që në raste të tilla, Serbia ka sukses sidomos kur flasim për rajone ose shtete të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Pra, përkundër faktit që janë dhënë para të shumta për lobim, keqpërdorimi i tyre apo mosmenaxhimi i tyre i mirë, ka shpie në mossuksese”, tha deputetja Osmani-Sadriu.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se shteti i Kosovës apo diplomacia kosovare, duhet të jetë më aktive në çdo vend të mundshëm.

Forma e egër e lobimit nga Beogradi, sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, nuk është veprim befasues. Sipas tij, Serbia përtej veprimeve të hapura diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës, në vende të ndryshme ka ndërmarrë edhe veprime të fshehta për ta dëmtuar Kosovën në botë.

“Përgjigja jonë është, më shumë punë në arenën ndërkombëtare, më shumë angazhime po ashtu të grupeve të ndryshme lobiste, meqë në shekullin XXI, nuk mund të përmbushen të gjitha ato objektiva vetëm me punën që e bën Qeverisë së Kosovës, misionet tona, por duhet të kemi edhe të tjerë të cilët na ndihmojnë në këtë drejtim. Ne duhet ta fuqizojmë pozitën tonë edhe më tutje në botën perëndimore”, tha Hoxhaj.

Kosova ndër vite ka angazhuar kompani ndërkombëtare të konsulencës për të lobuar te shtetet e fuqishme, të cilat kompani janë paguar me miliona euro nga buxheti i shtetit. Muaj më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte angazhuar një nga lobuesit më të njohur në Uashington, Brian Ballard, të cilin e paguan rreth 1.2 milion dollarë për shërbimin.

Kjo kompani sipas një përgjigje që kishte dhënë Zyra e Presidencës për Radion Evropa e Lirë, do të mbështesë nismat e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, do të ndihmojë në krijimin e një dinamike të re në procesin e pajtimit, por edhe në proceset tjera siç është modernizimi dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca shumetnike.

E para se të lidhej kontrata me Ballardin, për Kosovën kishte lobuar Tony Podesta, vëllai i John Podestas që ishte shefi i stafit në administratën e presidentit Bill Clinton, e më vonë shef i kompanisë së Hilary Clintonit. Kosova kishte paguar “Podesta Group”-in rreth 50 mijë euro në muaj për lobim.

Gjatë kohës kur ministër i Jashtëm ishte Enver Hoxhaj, në vitin 2017, Kosova kishte angazhuar për lobim edhe kompaninë e avokaturës “Alston & Bird LLP” për këshillime strategjike në lidhje me raportet e Kosovës me Qeverinë dhe Kongresin amerikan. Për këto shërbime, Kosova kishte paguar këtë kompani me 780 mijë dollarë. Marrëveshja kishte zgjatur nga 01.03.2017 deri më 28.02.2018.

Marrëveshjen në emër të kësaj kompanie e kishte nënshkruar senatori i njohur amerikan, Robert Dole. E njëjta kompani kishte një marrëveshje të mëhershme me ish-presidentin Ibrahim Rugova në vlerë prej 360 mijë dollarësh, gjatë vitit 2003.

Në disa raste, për Kosovën në SHBA ka lobuar edhe kompania “Patton Boggs”. Përndryshe, Kosova ka paguar për lobim që nga viti 1992.

Bazuar në të dhënat zyrtare, Kosova ka 116 njohje nga shtetet e ndryshme, por ky numër nuk mund të vërtetohet në kohën kur Serbia ka publikuar shkresa nga disa vende, të cilat thuhet se kanë deklaruar tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës. Këto shtete që kanë mëdyshje rreth njohjes së Kosovës apo edhe ato që pritet ta njohin Kosovën si shtet, besohet se janë në pritje të rezultatit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

Duke qenë si një shtet që ende nuk e ka rrumbullakuar subjektivitetin ndërkombëtar, Kosova nuk ka siguruar ende ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përderisa nuk e ka ende as mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet. /REL/

 

 

/a.meta

Next Post
Përçarja e protestës dhe dhuna brënda saj

Përçarja e protestës dhe dhuna brënda saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In