• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja e protestës dhe dhuna brënda saj

by Artur Ajazi
04/04/2019 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta e opozitës ka nisur të çorientohet, të përçahet, të duket më e paorganizuar, ashtu siç ka nisur qysh në fillimet e saj. Sikur të mos mjaftonte dhuna ndaj institucioneve dhe uniformave të shteti, dhuna ka nisur të përfshijë edhe vetë grupimet brënda protestës së opozitës. Skenat e dhunshme që pamë paraditen e të mërkurës para Parlamentit, ku dhjetra protestues masakruan një të ri nga Elbasanit, treguan mungesë të theksuar organizimi.

Por pse ka ndodhur dhe sip o degradon protesta “popullore” e PD dhe LSI, përse lidershipi aktual i dy partive që kërkojnë me ngulm pushtetin nuk janë në gjendje të orientojnë turmat e tyre ? Natyrisht gjithçka mund të besosh dhe të mendosh, por një gjë është e sigurtë, protesta e Lulzimit dhe Monikës nuk nisi as si protestë popullore, dhe as si revoltë opozitariste.

Ajo ishte, është, dhe do të mbyllet thjesht si një tubim i një mase njerësish që u manipuluan nga ata që u përmbysën me votë nga pushtetit. Tmerri që shqiptarët shikuan në protestën e të mërkurës, me skena masive të dhunës ndaj “të infiltruarve” që rezultuan se ishin vërtetë demokratë, treguan se protesta e PD dhe LSI, apo dhe paralajmërimet ekstreme të tyre për kryeministrin Rama janë shenja të qarta të çorientimit politik. Mungesa e organizimit, ikjet e shpeshta dhe të befta të zotit Basha drejt Hollandës, Gjermanisë apo Francës, si dhe mungesa e aftësive drejtuese dhe menaxhuese të Monikës, natyrisht kanë sjellë shvleftësimin e protestës dhe tkurrjen e saj.

Dhuna mbetet kryefjala e një proteste, që nisi si një shaka e Lulzimit dhe e Monikës, dhe vazhdoi pastaj me djegien e mandateve, si hapi më skandaloz i një grupimi politikanësh të provuar nga shqiptarët në 20 e ca vjet pushtet. Kontestimi i protestave të dhunshme të kësaj opozite, veçanarisht nga ndërkombëtarët qysh në nisjen e tyre, ka vazhduar të shoqërohet me shkelje të hapura ligjore nga pjesmarrësit, të cilët duhet thënë se ndjehen sot më të braktisur se kurrë.

Opozita e një vendi, natyrisht është një komponent i pastër politik, që vepron bazuar në parime dhe norma të pranuara nga palët, si pjesë e një beteje të barabartë. Shkelja e qëllimshme dhe e shpeshtë e tyre , e vetpërjashton çdo forcë politike, dhe e nxjerr atë jashtë loje. Kjo po ndodh edhe me partitë e (ish) opozitës aktuale, e cila ka gjasa të shuhet politikisht dhe kjo, jo për faj të Edi Ramës, por kryesisht të kupolës saj drejtuese.

Misioni i çdo opozite është institucional, nis vazhdon dhe mbyllet në Parlament dhe jo rrugëve, duke rrahur, dhunuar, djegur dhe bojatisur institucionet dhe uniformat e shtetit. Ajo që po ndodh me protestën e Lulzimit dhe Monikës (pasi nuk është e gjithë demokratëve, aq më keq e gjithë shqiptarëve) tek shikon se si braktisen ndjekësit nga organizatorët, apo tek shikon se si rrihen mes tyre “demokratë dhe jodemokratë”, tregon mungesë organizimi dhe përçarje, apo duke thelluar shijen e keqe tek partnerët tanë ndërkombëtarë, që e kanë shprehur qartazi mendimin e vendimin e tyre, për “mospranimin e akteve të dhunës nga opozita, miratimin e çdo institucioni legjitim, vazhdimin dhe përmbylljen e reformës në drejtësi”. Kaq do ti mjaftonte Lulzimit dhe Monikës, për të kthyer kursin në 360 gradë, të paktën për të mos penguar rrugëtimin e shqiptarëve drejt integrimit europian, pasi rruga drejt pushtetit kalon në shtigje të tjera.

Next Post
FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

FMN: TVSH e parimbursuar rreth 120 milionë euro, duhet shlyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In