• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A janë ata ‘spiunë’ rusë? Djemtë që trazuan Ballkanin me telefonata dhe dyshimet për 2 komedianët

by Java News
13/07/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dyshe humoristësh (pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Prankerat rusë (Leksus dhe Vovan), Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor. “Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. “Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri. Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov. Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.

Ukrainasit dhe amerikanët nga SHBA-ja si objekte humori 

Regjistrimi dëgjohet mirë dhe menjeherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin “Poroshenko” kalon tek “agresioni rus”, që “ka mbërritur tashmë“ edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën 2018, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshja megjithatë më vonë hyri në fuqi.

Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatën e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj ato fokusohen në faktin, që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenkon duke bërë që ai të duket si i mefshët. Sipas tyre “Poroshenko” i ka treguar Zaevit, se ka lidhje me Aleksandrin e Madh.

Ukraine Parteitag Europäische Solidarität in Kiew (DW/L. Rzheutska)

Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30-ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektakleve, por shënjestra numër një e tyre ka qenë presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish-kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojnë edhe me senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën Kurt Volker ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete

Përzgjedhja e viktimave, fakti, që politikanët rusë në përgjithësi nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që New Your Times të botojë një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat Vovan dhe Leksus e mohuan këtë.

Si ra Elton John viktimë e prankerave rusë

Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015 Vovan (Kusnezov) duke u paraqitur si Vladimir Putin i telefonoi këngëtarit britanik Elton John, që e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Popstar e konsideroi si të vërtetë telefonatën dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në Istagram. Ai e pati falënderuar presidentin rus që angazhohet për çështjet e LGBT dhe i pati propozuar një takim personalisht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë “telefonatë të djemve“, sikurse i quajti ai prankerat.

Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenkon, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prej nga parashikohet që partia e Poroshenkos të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare. /DW

g.kosovari

Next Post
“Goditja ndaj të korruptuarve”/ Ngjela: I pari që rrezikon të arrestohet është Meta, tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë

"Goditja ndaj të korruptuarve"/ Ngjela: I pari që rrezikon të arrestohet është Meta, tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

June 19, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Nis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

June 19, 2026
Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

June 19, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Gonxhja për protestuesit: Vetëm unë kam 25 mijë mbështetës, zgjidhjet duhen kërkuar me mjete demokratike

June 19, 2026
Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

June 19, 2026
Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë

Meta ‘sfidon’ SPAK-un: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë

June 19, 2026
“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

June 19, 2026
Botërori, stadiumet nuk mbushen, çmimet e biletave deri në 8 mijë dollarë

Botërori, stadiumet nuk mbushen, çmimet e biletave deri në 8 mijë dollarë

June 19, 2026
Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

June 19, 2026
Protestuesit mblidhen sërish në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog

Kundërshtari nuk përjashtohet, por mposhtet në zgjedhje

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In